LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfunduan në spital nga zjarri/ Flet mjekja, si është gjendja e 8 të moshuarve

2023-11-29 17:29:00, Kronika CNA
Përfunduan në spital nga zjarri/ Flet mjekja, si është
Mjekja Yllka Tare

8 të moshuar janë shtruar në spital për shkak të zjarrit që ra në shtëpinë e të moshuarve në Fier.

Mjekja Yllka Tare ka treguar për mediat se si është gjendja e këtyre të moshuarve, që hasën probleme pas flakëve.

Mjekja tha se ata nuk kanë probleme që i rrezikojnë jetën, ndërsa foli për komplikacionet që kishin pësuar.

“Gjendja e të moshuarve duket e mirë. Të sëmurët që i kishim me probleme i kemi transportuar për në spital. Dy asmatikë, një të sëmurë të paralizuar me edemë pulmonare... Dëmtime nga zjarri nuk kemi. Më shumë nga ankthi... Edhe pak nga tymi. Nuk ka me asfiksi. Të gjithë janë në gjendje të mirë nën kontrollin tonë”, theksoi Yllka Tare./ CNA

Lajmet e fundit nga