LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

La makinën përmbys dhe nuk njoftoi policinë/ Kush është shoferi që u largua nga vendi i ngjarjes

2023-11-29 15:39:00, Kronika CNA
La makinën përmbys dhe nuk njoftoi policinë/ Kush është
Aksidenti në Sarandë

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq, ku e gjet e aksidentuar një makinë. 

Policia njofton se pas aksidentit, shoferi ka arritur të dalë nga mjeti pa lëndimi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes ka njoftuar autoritetet. 

Mësohet se personi, i cili u largua pasi makina që ai drejtonte përfundoi përmbys, është punonjës i shërbimeve të FRONTEX, L.D, 35-vjeç.

“Ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia./CNA

Lajmet e fundit nga