web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje monstruoze në Suedi / Goditet me thikë 25 herë i riu shqiptar

2023-05-18 14:52:00, Kronika CNA

Ngjarje monstruoze në Suedi / Goditet me thikë 25 herë i riu

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin shqiptar dhe suedez.

Një 20-vjeçar i indentifikuar si L.S është masakruar dhe vrarë me thikë në qytetin e Karlstad të Suedisë.

20 vjecari ka ndërhyrë për të ndaluar një sherr, që ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja ka ndohur në një diskotekë, ku një grup personash me prejardhje arabe janë përfshirë në një konflikt dhe i riu ka hyrë për t’i ndarë.

20 vjeçari shqiptar është goditur nga 9 persona 25 herë me thikë.

I riu u transportua menjëherë drejt spitalit por nuk mundi të mbijetonte dot.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë dhe trupi i të ndjerit ende nuk ka ardhur në Shqipëri.

Familja e të ndjerit ka kërkuar ndihmën  institucineve përkatëse shtetërore që të sillet trupi i djalit të tyre në Shqipëri.

20 vjeçari kishte shkuar në Suedi si emigrant prej 7 muajsh dhe ishte i punësuar në industrinë e ndërtimit.

Policia suedeze bëhet me dije se  ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe, 5 prej të cilëve janë lënë në burg nga autoritetet./ CNA.al





Lajmet e fundit nga