LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në arrati prej 2022-shit/ Suel Çela kërkon rekurs të dosjes së tij në Gjykatën e Lartë

2023-05-23 16:16:00, Kronika CNA

Në arrati prej 2022-shit/ Suel Çela kërkon rekurs të

Suel Çela i ka bërë rekurs dosjes së tij në Gjykatën e Lartë pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

Çela ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, megjithëse ai nuk ndodhet në burg aktualisht, por në arrati.

Kujtojmë se Suel Çela ndodhet në arrati që prej vitit 2022, kur u shpall në kërkim dhe megjithëse janë bërë disa tentativa për arrestimin e tij, kjo gjë nuk është bërë e mundur.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Daniela Shirka, sot më datë 26.04.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 75 akti, datë 18.04.2023 regjistrimi, me objekt “1. Informacion prej organit të hetimit përpara Gjykatës që ka caktuar masën mbi hetimet e kryera deri në datën e gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim M. (S.) L. (Ç.), ndaj vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 80, datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga