web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndodh në burgun e Drenovës/ Një i burgosur kapet me drogë në qeli

2022-12-08 15:40:00, Kronika CNA

Ndodh në burgun e  Drenovës/ Një i burgosur kapet me drogë

Një sasi droge është sekuestruar sot në burgun e Drenovës në Korçë.

Mësohet se droga i është gjetur një të dënuari, të cilit iu kapën 6 doza kanabis.

Raportohet se dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izeti, i cili ka përfunduar në qeli për veprën penale "vjedhje". 

Policia e burgut ka arritur t’ja gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.

SHKB ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar se si është futur lënda narkotike brenda në institucion./CNA.al





Lajmet e fundit nga