web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me 9.4 vite burg në Itali/ Arrestohet me qellim ekstradimin 50-vjeçari

2023-01-15 11:05:00, Kronika CNA

I dënuar me 9.4 vite burg në Itali/ Arrestohet me qellim ekstradimin

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga