web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshëri plumbash në sy të dhjetra turistëve/ Vlora nën terror, si ndodhi ekzekutimi i dyfishtë

2022-08-18 10:25:00, Kronika CNA

Breshëri plumbash në sy të dhjetra turistëve/ Vlora nën

Në hyrje të qytetit të Vlorës, dy persona janë ekzekutuar me breshëri plumbash, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në sy të dhjetra kalimtarëve dhe turistëve, mëngjesin e sotëm.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine në ecje, ku dyshohet se po  udhëtonin viktimat dhe i plagosuri.

Ende nuk dihen identitetet e personave që kanë humbur jetën, por makina me të cilën dyshohet se kanë qenë autorët është gjetur e djegur në afërsi të Levanit.

Ngjarja e rëndë ka terorizuar të gjithë qytetin, dhe  mbarë opinion public është në shok, që nga një natë më parë, kur dy krimi la pas dy viktima në Sarandë dhe Elbasan./CNA.al





Lajmet e fundit nga