web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga të shtënat në Elbasan/ I riu qëllohet me armë teksa po hipte në makinë

2022-08-17 22:22:00, Kronika CNA
Detaje nga të shtënat në Elbasan/ I riu qëllohet me
Foto nga vendngjarja

Dalin detajet e para nga të shtënat me armë në Bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Mësohet se një person është qëlluar me armë teksa po hipte në makinë dhe dyshohet se ka mbetur i vdekur në vend.

Ai është identifikuar si shtetasi M. Ulqinaku, rreth 33 vjeç.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije nëse i riu ka qenë i vetëm apo i shoqëruar në momentin që ra pre e breshërisë së armëve.

Autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka rrethuar menjëherë zonën.

Meanwhile, it is expected that the Blues will provide more information about the circumstances and causes of the murder./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga