web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video - I riu qëlloi për vdekje 25-vjeçarin në Elbasan/ Trupi i viktimës ende në vendngjarje

2022-08-17 22:47:00, Kronika CNA
Video - I riu qëlloi për vdekje 25-vjeçarin në Elbasan/
Foto nga vendngjarja

Qyteti i Elbasanit u trondit mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë pranë stadiumit, që lanë të vrarë në vend të riun Madrit Ulqinaku.

CNA.al ka siguruar pamjet e rënda, ku trupi i viktimës shihet së nuk është larguar ende nga vendngjarja.

25-vjeçari u qëllua me armë sapo doli nga lokali ku ishte duke pirë kafe dhe iku në drejtim të makinës.

Policia njofton se se shtetasi me iniciale K.SH, rreth 20 vjeç, është afruar drejt viktimës dhe ka qëlluar Ulqinakun.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërsa autori është larguar menjëherë.

Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në kërkim të të riut për të bërë të mundur kapjen e tij./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga