web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet dinamika/ Sherri për arsye banale i mori jetën të riut në Elbasan

2022-08-18 08:29:00, Kronika CNA

Zbardhet dinamika/ Sherri për arsye banale i mori jetën të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrwmjen e kaluar në Elbasan, ku një i ri, rreth 25 vjeç, është vrarë me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Madrit Ulqinaku është qëlluar disa herë me armë nga një 20-vjeçar, pas një sherri për arsye banale që kanë pasur, ku janë përfshirë disa të rinj.

Autori dhe viktima kanë pasur një sherr banal, jashtë ambienteve të një lokali. Më pas në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë për të qetësuar gjakrat, por më pas 20-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Ulqinakun, shkruan BW.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërsa mësohet se është lokalizuar edhe zona ku mendohet se është fshihet, ndërsa mendohet se ai është ndihmuar nga disa persona për t’u larguar nga vendngjarja.





Lajmet e fundit nga