LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie zjarr në një pallat/ Marrin flakë kabujt elektrikë

2023-02-05 18:36:00, Kronika CNA
Bie zjarr në një pallat/ Marrin flakë kabujt elektrikë
Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në rrugën "Asim Vokshi".

Blutë bëjnë me dije se zjarri ka nisur te kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Nga informacionet paraprake, raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga