web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie nga lartësia e objektit ku punonte/ Humb jetën 42-vjeçari, në pranga drejtuesi teknik i firmës

2023-10-12 15:59:00, Kronika CNA

Bie nga lartësia e objektit ku punonte/ Humb jetën 42-vjeçari,

Një punonjës ka humbur jetën teksa ka rënë nga lartësia e objektit ku punonte, si pasojë e mungesës së sigurimit teknik në punë.

Shtetasi A.M 42-vjeç ka humbur jetën në spital pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet A.B 66-vjeç me detyrë teknik i frimës ku punonte 42-vjeçari.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga