web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Unazën e Shkozetit/ Humb jetën 50-vjeçari

2023-11-17 08:31:00, Kronika CNA
Aksident në Unazën e Shkozetit/ Humb jetën 50-vjeçari
Foto ilustruese

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën./ CNA





Lajmet e fundit nga