web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do përfundojnë hetimet për Ervis Martinajn?/ Gazetari: Dosja do pluhuroset në sirtar

2022-12-24 21:50:00, Kronika CNA

A do përfundojnë hetimet për Ervis Martinajn?/ Gazetari: Dosja do

Gazetari Eni Ferhati tha se dosja e Ervis Martinajt do të marrë ende shumë kohë për të dalë në një rezultat përfundimtar.

Ferhati shtoi se dosja mund të përfundojë në një “DZA”, dosje për zbulim autori e cila do të pluhuroset në sirtaret e prokurorisë dhe policisë.

“Kur thuhet në rrugë të mbarë, unë kam përshtypjen që minimalisht, zoti Rrumbullaku mund të ketë siguruar një provë, për eleminimin e pistave që mos të harxhohet kohë, burime njerëzore për shkruarjen e një piste pa pasur “brum” po themi. Unë këtë nënkuptoj me këtë që thotë zoti Rumbullaku. Nga ana tjetër, të krijohet një përshtypje sikur, shumë çështje të tjera, edhe kjo çështje, për shkak se në Shqipëri ndodhin shumë zhvillime dhe harrohet nga një skandal apo një ngjarje tjetër që pason ngjarjen që kaloi.

Unë kam qenë ndër të parët që kam thënë që kjo çështje do na marrë shumë kohë dhe besoj se ende do na marrë shumë kohë, për të mos thënë edhe faktin që, çështja e Ervis Martinajt do të përfundojë në një “DZA”. “DZA” është dosje për zbulim autori, e cila do të pluhuroset në sirtarin e policisë dhe prokurorisë”, tha ai./ CNA.al

 





12:55 CRIME

U kapët në një

Dy shqiptarë janë lënë në paraburgim sot pasi pranuan ...

Lajmet e fundit nga