web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Shemsi Prençi i “drejton gishtin” kryeministrit

2022-12-24 21:05:00, Kronika CNA

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Shemsi Prençi i “drejton gishtin”

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi  është shprehur se sipas tij kryeministri Edi Rama mund të jetë në krahun e atyre që kanë vrarë Ervis Martinajn.

Në një intërvistë për gazetaren Jonida Shehu, Prençi tha se Rama gjithmonë ka thënë se nëse Ervis Martinaj gjendet i gjallë duhet të vihet para drejtësisë, por asnjëherë nuk ka kërkuar të gjenden autorët e vrasjes dhe të gjykohen nga drejtësia.

?Më ka bërë përshtypje një gjë shumë serioze. Kryeministri thotë, për policinë ka dy opsione. Ta gjejnë, nëse është i vrarë, të gjendet dhe t?i thuhet opinionit publik se është i vrarë. Nëse është i gjallë, të gjendet e të vihet para drejtësisë. Në asnjë nga opsionet nuk thotë që të gjenden autorët që e kanë vrarë dhe të vihen para drejtësisë. Besoj se isha i qartë. Kryeministri thotë në prezantimin e drejtorit të ri të policisë, nëse është është i vrarë, të gjendet dhe t?i thuhet opinionit publik se është i vrarë.

Nëse është i gjallë, të gjendet e të vihet para drejtësisë. Por nuk thotë te e para, nëse është i vrarë, të gjenden autorët dhe të shkojnë para drejtësisë, ndërsa për atë t?i thotë opinionit publik që është i vrarë. Që këtu, kryeministri i Shqipërisë është i pozicionuar në krahun e atyre që mund ta kenë vrarë, megjithëse kam thënë që e dua Ervis Martinajn të gjallë?, theksoi ai./ CNA.al

 





12:55 CRIME

U kapët në një

Dy shqiptarë janë lënë në paraburgim sot pasi pranuan ...

Lajmet e fundit nga