web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Bullgari/ Kryeson partia e Borisovit

2022-10-03 08:32:00, Kosova & Bota CNA
Zgjedhjet në Bullgari/ Kryeson partia e Borisovit
Bojko Borisov

Pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të dielën (02.10.), partia konservatore e ish-kreut të qeverisë bullgare, Bojko Borisov duket se do të fitojë zgjedhjet në vend. Sipas llogaritjeve paraprake, GERB arrin 25% të votave, pas numërimit të 99% të votave.

Kurse PP, partia e re e kryeministrit të rrëzuar në qershor, Kiril Petkov, "Ne vazhdojmë ndryshimin" ka arritur 19-20% të votave. Petkov e pranoi të dielën humbjen në zgjedhje. Votuesit ia dhanë votën Borisovit për formimin e qeverisë, tha Petkov, i cili e përjashtoi një koalicion me GERB.

Zgjedhjet në Bullgari/ Kryeson partia e Borisovit

Ish-kryeministri, Bojko Borisov u tregua i hapur për bisedime "me të gjitha partitë" pas mbylljes së kutive të votimit të dielën. Një partner potencial për GERB do të mund të ishte partia e pakicës turke, MDL, që sipas llogaritjeve të fundit arrin 15% të votave.

Edhe dy parti proruse kanë arritur rezultate deri në 15%. Por në parlamentin bullgar mjaft të fragmentarizuar nuk duken shenja për koalicion. Të treja partitë e koalicionit të fundit qeverisës të partisë PP të Petokvit, të socialistëve dhe Të Gjelbërve liberal-konservatorë, DB kanë arritur së bashku 37% të votave.

Zgjedhjet në Bullgari/ Kryeson partia e Borisovit

Në parlamentin e ri bullgar mund të hyjnë 8 parti. Deri sa të krijohet qeveria e re, ekzekutivi i kalon një kabineti të përkohshëm qeveritar. Të dielën (02.10.) bullgarët votuan për herë të katërt brenda 18 muajve.

In June, Petkvoi's PP "We continue the change" party government was ousted after a vote of no confidence. According to the Gallup International Balkan Institute, the turnout in the elections was low, 35%, just before the closing of the ballot boxes./ DW





Lajmet e fundit nga