web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bulgaria: New elections before a difficult winter

2022-10-02 10:40:00, Kosova & Bota CNA

Bulgaria: New elections before a difficult winter

There was little political stability in Bulgaria after the fall of the communist dictatorship in 1989/90. But in the meantime, the country is outdoing itself by marking a new record: Next Sunday (02.10) parliamentary elections will be held, the fourth within the last 18 months. After the regular elections in April 2021 and two early elections, another early election is following, the third in a row. It is unclear whether it will bring an end to the political crisis. 

Zgjedhjet e parakohshme u bënë të nevojshme pas rrëzimit në korrik 2022 të qeverisë liberale të reformuar të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkow. Ajo ishte në pushtet që nga fundi i vitit 2021 dhe u formua nga një koalicion shumë heterogjen, përbërë nga dy parti liberale, mes të cilave partia e Petkowit "Ne vazhdojmë ndryshimet" (PP), socialistët ish-komunistë (BSP) dhe një force populiste. Partia populiste "Ekziston një popull i tillë" (ITN) u largua në fillim të verës së 2022 nga koalicioni i deriatëhershëm katër partiak. Qeveria e Petkowit e humbi votëbesimin në 8 qershor 2022.

Korrupsion, premtime të papërmbushura për reforma

 A do arrijë vendi të zgjedhë një shumicë të aftë për të qeverisur, në mënyrë që të kapërcejë dimrin e vështirë dhe një periudhë kohore që karakterizohet nga lufta në Ukrainë, inflacioni dhe çmimet e larta të energjisë? Kjo nuk duket në horizont, sepse sondazhet e fundit flasin sërish për një parlament me nga gjashtë deri tetë parti.

Përfituese nga kriza e tanishme politike është partia e ish-kryeministrit afatgjatë Bojko Borissow, GERB, shkurtim për "Qytetarë për një zhvillim europian të Bullgarisë". Borissow-i dhe partia e tij, që ndodhet aktualisht në opozitë janë bashkëpërgjegës për krizën e tanishme, sepse pas një periudhe dhjetëravjeçare qëndrimi në pushtet, ata u larguan në pranverë 2021 duke lënë pas ngatërresa politike, afera të shumta korrupsioni dhe shumë premtime të paplotësuara.

Bulgaria: New elections before a difficult winter

Por tani partia e Borissowit kryeson sërish sondazhet. GERB ndodhet në krye me 24 përqind, duke qenë tetë përqind më lart se partia e Petkowit, PP. Borissowi shpreson të fitojë shumë, por GERB nuk do të jetë në gjendje të marrë shumicën dhe do të ketë nevojë për një partner koalicioni. Në politikën e Jashtme, GERB ka drejtim të qartë euro-atlantik.

Por të dy partitë e tjera që janë po ashtu me drejtim euro-atlantik, PP e Petkowit dhe DB, partia liberal- konservatore Partia e Bullgarisë Demokratike, nuk duan të krijojnë qeveri të përbashkët me GERB, sepse Borissowi vazhdon të jetë ende i rënduar nga akuzat për korrupsion.

Politologu Daniel Smilow, është skeptik sa i përket kësaj çështjeje. Në një artikull botuar në Deutsche Welle në gjuhën bullgare ai shkruan: "Shqetësimi i vetëm i GERB është që të mbrojë vendin e punës për kryetarin e partisë. Por, për sa kohë që Borissowi është figura drejtuese, GERB e ka të pamundur të shkëputet nga e kaluara e vet.”

Pra sa i përket shifrave, një "koalicion euro- atlantik” do ishte i mundshëm, por vetëm pa Borissowin. Partia e tij nuk ka shumë mundësi të tjera, sepse pas 12 vitesh qeverisjeje GERB nuk shihet më nga pjesa tjetër e partive të vogla, si partner i mundshëm koalicioni.

Nga ana tjetër e spektrit politik ekziston një nacionalizëm i rrezikshëm, përzier me thekse të forta pro-ruse, një përzierje e çuditshme, që i ka çuar shumë bullgarë në duart e partisë radikale të djathtë, Wasraschdane (Rilindje) ose bën që shumë prej tyre t'i qëndrojnë larg kutive të votimit. Wasraschdane, drejtuar nga Kostadin Kostadinow, një autoritar që mirëkuptohet me Putinin dhe lufton BE-në dhe NATO-n, mund të marrë rezultat dyshifror në zgjedhje dhe të bëhet partia e tretë në Parlament.

Kjo do të rriste presionin pro-rus ndaj partive të tjera dhe ndaj shoqërisë. Sepse brenda Bashkimit Europian, Bullgaria është vendi më miqësor me Rusinë. Shumica e bullgarëve janë ende miqësorë ndaj BE-së dhe dënojnë luftën ruse kundër Ukrainës, megjithatë përçarja e shoqërisë është e dukshme. Studiuesi bullgar i shkencave politike, i njohur në nivel ndërkombëtar, Iwan Krastew, e shpjegon kështu këtë problem në një intervistë dhënë për Deutsche Wellen: "Në Bullgari ka pasur tradicionalisht ndjenja të forta pro-ruse. Sot, shumë njerëz në Bullgari shohin tek Rusia një alternativë për ato gjëra që nuk pëlqejnë tek bota perëndimore.”

Prezente para zgjedhjeve janë edhe çmimet në rritje të energjisë dhe sorrollatjet e gjata në çështjen e furnizimeve me gaz rus. Koncerni shtetëror rus Gazprom ka ndaluar në mënyrë të njëanshme furnizimin e Bullgarisë që në prill të 2022. Por lobi pro-Kremlinit në vend, partia nacionaliste pro-ruse e Kostandinowit dhe shumë bullgarë të tjerë vazhdojnë të kërkojnë, që Sofja të pajtohet me Moskën dhe të përpiqet për furnizime të reja me gaz rus.

Vendimtare për krijimin e një parlamenti të ri bullgar do të jetë edhe pjesëmarrja në zgjedhje, sa më e lartë pjesëmarrja aq më të mëdha shanset për të krijuar një koalicion të aftë për të qeverisur, pa ndihmën e partive të vogla ose partive nacionaliste. Megjithatë, vëzhguesit druhen se pas katër zgjedhjeve votuesit janë të lodhur prej kohësh dhe të zhgënjyer.

Studiuesi i opinionit dhe politilogu Andrei Raitschew nuk mendon kështu: "Në përgjithësi pretendohet se zgjedhjet e tanishme do të jenë si zgjedhjet e parakohshme të deritanishme. Kjo nuk është e vërtetë,” thotë ai për Deutsche Wellen. Sipas Raitschewit, bullgarët u përqëndruan tek zgjedhjet e kaluara vetëm tek problemet e veta të politikës së brendshme. Por ndërkohë kemi të bëjmë me gjëra që ndodhin jashtë Bullgarisë: inflacioni i lartë në Europë, çmimet në stratosferë të energjisë dhe lufta që po zhvillohet para portave të Bullgarisë. 

Bashkim për shkak të luftës?

"In this way our problems are localized," says Raitschew. "Bulgaria is small, poor, weak and dependent, and in this situation Bulgarians intuitively feel that they must be united." Therefore, the political scientist thinks that the Bulgarian voters will send a clear message to the politicians: "Forget the internal nonsense and quarrels and unite at least until the war is over." Whether he is right or not, it is expected to be seen in the results of the elections, which according to experience will be known as early as the night before dawn, October 3, 2022.-DW





Lajmet e fundit nga