Fortune teller "breaks" Queen Elizabeth's birth chart/ What happens to King Charles is revealed
"As an astrologer, I have studied the birth chart of Que...
Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerëve përgjegjës për një ndër sulmet më të mëdha kibernetike në këtë vend. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Phil Mercer, hakerët vodhën të dhëna personale, ndër to adresat e shtëpive, numrat e lejeve të drejtimit të automjeteve dhe të pasaportave të mbi 10 milionë klientëve të kompanisë gjigande të telekomunikacionit Optus.
Pasi u vodhën të dhënat masive të klientëve, kompanisë Optus iu kërkua nga hakerët që të paguajë. Por, në vazhdim pati edhe një zhvillim të papritur. Në një platformë në internet pati edhe një ndjesë publike nga një llogari që hetuesit besojnë se i përket njërit prej hakerëve të dyshuar, i cili mund të jetë shqetësuar nga vëmendja që mori ky rast.
“Ka shumë sy. Nuk do t’ia shesim të dhënat askujt. Ndjesë 10.2 milionë australianëve të cilëve u dolën të dhënat. Nuk na u bë pagesa, por nuk na intereson më”, shkruhej në atë llogari.
Qeveria australiane fajësoi Optus-in, një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në vend. Ministrja australiane për sigurinë kibernetike, Clare O’Neil, tha se kompania ua kishte bërë të lehtë hakerëve të hynin në sisteme.
“Ajo çfarë përbën shqetësim për ne është se ndaj Optus-it u bë një ndërhyrje krejt e thjeshtë. Nuk duhet të kemi një kompani telekomunikacioni në këtë vend që ka lënë praktikisht një dritare hapur që të vidhen të dhënat e kësaj natyre”, tha ajo.
Por, drejtorja ekzekutive e kompanisë Optus, Kelly Bayer Rosmarin, mohoi që masat mbrojtëse kibernetike të kompanisë të kenë qenë të pamjaftueshme. Ajo tha se të dhënat kishin qenë të kriptuara dhe se kishte disa nivele mbrojtjeje. Shumë klientë të kompanisë kanë tashmë shqetësimin e thellë se të dhënat e tyre personale janë kompromentuar.
FBI-ja i është bashkuar tashmë përpjekjeve për të identifikuar autorët e vjedhjes së të dhënave.
Frank Montoya Jr., ish-agjent special i FBI-së, i tha rrjetit mediatik Australian Broadcastin Corp., se mund të jetë përfshirë një qeveri e huaj.
“Përpiqemi të përcaktojmë nëse është një shtet apo një organizatë kriminale. Kjo mund të rezultojë një sfidë, pasi ndonjëherë vetë shteti është organizatë kriminale. Më vjen p.sh. në mendje Koreja e Veriut, që i kërkon këto të dhëna për arsye të ndryshme. Por, ndonjëherë u duhen edhe vetëm për t’i shitur në tregun e zi të internetit (dark web), që të sigurojnë të ardhura”, thotë ai.
Ekspertët australianë të sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se nëse kompanitë nuk bëjnë më shumë për të mbrojtur të dhënat personale të klientëve të tyre, ndërhyrjet e piraterisë kibernetike, si tek kompania Optus, mund të ndodhin sërish.
"As an astrologer, I have studied the birth chart of Que...
The 20th century was always presented with some very stran...
A California woman has been charged with the hit-and-r...
At least 23 people have been killed and dozens injured in ...
The judge of the Preliminary Procedure of the Special Cour...
Authorities in Florida have launched an extensive search-a...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bash...
Kërkesa e fundit e presidentit ukrainas, Volodymyr Zel...
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Fra...
If Russia goes ahead with its plans to annex four regi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekr...
Dikur e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të errëso...
NATO has expressed "deep concern" over the damage suff...
The recommendations of the Government of Kosovo for ci...
Agjencitë ligjzbatuese në Malin e Zi kanë ndërmarrë të...
South Korea's military said North Korea had fired at l...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha...
Germany said on Thursday it will invest 200 billion euros ...
An Australian mother has shared her plight with an online ...
Rekordi Kombëtar i Skocisë publikoi një ekstrakt zyrtar ng...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
New details emerge regarding the serious maritime accident...
A serious accident occurred today in the Bay of Ksamil. I...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
As part of the agreement to be signed this week, the Unite...
Iranian President Masoud Pezeshkian gave the first confirm...
US President Donald Trump's plane has landed at Geneva air...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...