Mijëra francezë protestojnë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Fra...

Kërkesa e fundit e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky drejt meshkujve në Rusi ishte: "Mos iu dorëzoni mobilizimit! Ikni!" Qindra mijëra rusë në moshë të rekrutimit kanë reaguar ndaj mobilizimit të pjesshëm dhe janë larguar në vendet fqinje, ku mund të shkojnë pa vizë. Pamjet satelitore tregojnë radhë me kilometra në kufirin me Gjeorgjinë, Kazakistanin, Finlandën, apo Mongolinë. Fluturimet e pakta nga Rusia jashtë kanë qenë të prenotuara plotësisht.
Mbyllen kufijtë për refuzuesit e shërbimit ushtarak
Qeveritë në Gjeorgji dhe Kazakistan i kanë mirëpritur të martën të gjithë rusët që largohen nga shërbimi ushtarak. Presideni kazak, Kasym-Shomart Tokajev deklaroi, se shumë të prekur nuk shohin ndonjë rrugëdalje tjetër. "Ne duhet të kujdesemi për sigurinë e tyre. Kjo është një çështje politike dhe humanitare." Turqia përkundrazi duket se do të pengojë hyrjen masive të rusëve. Shoqëria e fluturimit, Turkish Airlines ka ndërprerë lidhjet me Bjellorusinë dhe në aeroporte ruse deri në fund të vitit.
Nga sulmi kundër Ukrainës, Turqia ishte ndër vendet e pakta që kishte lidhje direkte me Rusinë. Tani janë më të pakta mundësitë për rusët që duan të shpëtojnë nga mobilizimi ushtarak. Por meshkujt në moshën e rekrutimit gjejnë çdo mënyrë për të dezertuar. Në kufijtë me vendet fqinje të Rusisë janë gjetur qindra biçikleta të braktisura.

Vendet balltike ndërkohë i kanë mbyllur kufijtë me Rusinë. Ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis e formuloi ashpër, kur tha, se "Lituania nuk do t'u japë azil atyre që i ikin përgjegjësisë. Rusët duhet të qëndrojnë dhe të luftojnë. Kundër Putinit." Skeptik është edhe kryeministri belg, Alexander Croo. "Nuk mund të jetë qëllim i Europës, t'u thotë Po të gjithë rusëve që refuzojnë mobilizimin ushtarak apo që nuk janë dakord për regjimin në Rusi", tha ai për gazetën belge, "De Zevende Tag". Sipas të dhënave të Frontex në javën e kaluar në BE kanë ardhur 66.000 rusë. 30% më shumë se 1 javë më parë.

Ambasadorët e BE diskutuan të hënën këtë temë dhe një propozim, që refugjatëve rusë t'u jepet të paktën mbrojtje e përkohshme. Komisioni Europian deklaroi se është duke kërkuar një zgjidhje kompromisi me vendet anëtare. Zëdhënësi i KE, Eric Mamer tha se kuadri ligjor është i qartë.
"Nëse bëhet fjalë që njerëzit vijnë në BE dhe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, ajo duhet të garantohet." Vendet e BE duhet të vendosin individualisht për çdo kërkesë, por këtu "duhet marrë në konsideratë edhe situata gjeopolitike dhe shqetësimet e sigurisë." Vendet anëtare e interpretojnë këtë në mënyra të ndryshme.
Gjermania vetë do t'u ofrojë parimisht azil refugjatëve rusë që kërkohen për rekrutim dhe janë larguar nga Rusia. "Kush ngrihet me guxim kundër regjimit të Putinit dhe rrezikon shumë për këtë, mund të kërkojë azil politik në Gjermani për shkak të përndjekjes politike", ka deklaruar ministrja e Brendshme gjermane,Nancy Faeser- Problemi është, se azilkërkuesit duhet të shtrojnë kërkesë për azil në vendin e parë të pritës të BE he ka pak gjasa të mbërrijnë deri në Gjermani.
Krahas kësaj mbetet e hapur edhe një çështje jurudike. Nëse një dezertor kërcenohet nga burgu, a është kjo përndjekje në konceptin e së drejtës të azilit? Në udhëzuesin e organizatës së OKB për refugjatët thuhet se "frika vetëm nga përndjekja apo dënimi për dezertimin apo mohimin e shërbimit ushtarak nuk është frikë e arsyetuar për përndjekjen sipas konventës së refugjatëve", thekson eksperti britanik, Colin Yeo në "Free Movement". Nëse ata mund të paraqesin në mënyrë të besueshme, se do të detyroheshin për krime lufte në Ukrainë, mund të marrin prej kësaj një mbrojtje të përkohshme në bazë të Konventës së Gjenevës. Por sipas Yeo, "juridiksioni në lidhje me shërbimin ushtarak nuk e bën të lehtë për një dezertor të provojë rastin e tij./DW
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Fra...
If Russia goes ahead with its plans to annex four regi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekr...
Dikur e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të errëso...
NATO has expressed "deep concern" over the damage suff...
The recommendations of the Government of Kosovo for ci...
Agjencitë ligjzbatuese në Malin e Zi kanë ndërmarrë të...
South Korea's military said North Korea had fired at l...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha...
Germany said on Thursday it will invest 200 billion euros ...
An Australian mother has shared her plight with an online ...
Rekordi Kombëtar i Skocisë publikoi një ekstrakt zyrtar ng...
The Minister of Foreign Affairs of Montenegro, Ranko Krivo...
Rusia konfirmoi të enjten se do të aneksojë zyrtarisht pje...
The Kremlin angrily rejects accusations that Russia may be...
The damage from Hurricane Ian will be catastrophic, th...
One of the deadliest storms to hit the US in years has...
Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë konsum...
Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e kat...
Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë ...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
New details emerge regarding the serious maritime accident...
A serious accident occurred today in the Bay of Ksamil. I...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
As part of the agreement to be signed this week, the Unite...
Iranian President Masoud Pezeshkian gave the first confirm...
US President Donald Trump's plane has landed at Geneva air...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...