Kievi: Forcat ukrainase rrethojnë mijëra trupa ruse në Liman
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur...
Greva në sektorin publik të Kosovës është pezulluar, bënë të ditur përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Pezullimi i grevës mundëson që mësimi të nisë më 3 tetor.
Kreu i Këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, tha në një konferencë për media më 1 tetor se greva nuk është mbyllur, por është pezulluar deri në janar të vitit 2023.
Ai porositi Qeverinë që ta shfrytëzojë këtë kohë për dialog me sindikalistët dhe mos ta marrë "si fitore, sepse nuk ka fituar askush".
"Nga Qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Uroj që Qeveria dhe Parlamenti ta mbajë fjalën për Ligjin e pagave, për ndryshimin e Ligjit të skemave pensionale, e sidomos për kriterin diskriminues për 15 vjet kontributdhënës para vitit 1990. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për sigurime shëndetësore, uroj që tri palët në këshillin ekonomik-social ta nënshkruajnë Marrëveshjen Kolektive, diçka që është bazament për të drejtat e sindikalistëve në Kosovë", tha Jasharaj.
Ndërkaq, kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se greva nuk ishte akt individual ose një grupi individësh, por tha se ishte mjet i veprimit sindikal, duke shtuar se greva e tyre ishte e ligjshme.
Greva në arsim dhe në administratën publike në nivelin lokal dhe qendror, nisi më 25 gusht.
Deri te pezullimi i grevës u tha se erdhi pas votimit të anëtarësive të sindikalistëve. Në sindikatën e arsimit, 54.88 për qind e anëtarësisë ka votuar për pezullimin e grevës deri në janar.
Për shkak të grevës, për gati pesë javë, mbi 300.000 nxënës mbetën jashtë bankave shkollore.
Sindikalistët kërkuan 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të ligjit për paga.
Por, Qeveria publikoi një pako për ndihmë për shkak të rritjes së inflacionit dhe në të u parapa 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe i njëjti është në procedura të konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare. Tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ky legjislacion pritet të hyjë në fuqi./ REL
Zyrtarët në Kiev thanë se forcat ukrainase kanë mbërritur...
Kazakhstan, a country in Central Asia, is filled with Russ...
US Secretary of State Antony Blinken said on Friday (Septe...
The Turkish government has prepared a draft law, which...
The VAT rate for gas supplies through the natural gas ...
According to the United Nations Environment Programme, cra...
Australia ka kërkuar ndihmën e FBI-së për kapjen e hakerë...
"As an astrologer, I have studied the birth chart of Que...
The 20th century was always presented with some very stran...
A California woman has been charged with the hit-and-r...
At least 23 people have been killed and dozens injured in ...
The judge of the Preliminary Procedure of the Special Cour...
Authorities in Florida have launched an extensive search-a...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bash...
Kërkesa e fundit e presidentit ukrainas, Volodymyr Zel...
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Fra...
If Russia goes ahead with its plans to annex four regi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekr...
Dikur e paimagjinueshme, telefonat celularë mund të errëso...
NATO has expressed "deep concern" over the damage suff...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announces that following the procedural acti...
New details emerge regarding the serious maritime accident...
A serious accident occurred today in the Bay of Ksamil. I...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
As part of the agreement to be signed this week, the Unite...
Iranian President Masoud Pezeshkian gave the first confirm...
US President Donald Trump's plane has landed at Geneva air...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...