web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Germany's shameful dependence on autocrats like Vladimir Putin and Xi Jinping

2023-04-10 14:24:00, Kosova & Bota Daniel Johnson
Germany's shameful dependence on autocrats like Vladimir Putin and Xi
Illustrative photo

Over the past 75 years, the Germans have rebuilt Europe in their own image. With its coalition politics, trade economy, environmentalist ideology and smart culture, the EU today is in many ways a Federal Republic in a gigantic format.

So how is it that Germany, which likes to promote its liberal values ??and European virtues, is still hostage to a strong toxic relationship with Russian and Chinese autocrats? The reception in Berlin for Britain's King Charles and Queen Camilla earlier this month was truly warm.

Gjermanët e admirojnë monarkinë britanike, dhe shumica e tyre do ta mirëprisnin fundin e sjelljes hakmarrëse të BE-së ndaj Britanisë së Madhe që pas fundit të Brexit. Deputetët gjermanë e vlerësuan fjalimin e mbretit në Bundestag dhe duartrokitën kur ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kishin treguar së bashku një “udhëheqje jetike” në lidhje me  Ukrainën.

Por realiteti në Berlin është më i zymtë. Në Ukrainë, presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, shihej si aq pro-rus, sa që një vit më parë iu tha se ishte non grata (6 muaj  më vonë shkoi në Kiev). Megjithatë, shembulli i tij nuk është i vetmi.

Ndërsa lufta më e përgjakshme në Evropë që nga viti 1945 vazhdon në Ukrainë, ekonomia më e madhe e kontinentit mbetet e pavullnetshme për t’u përballur me kërcënimin e dyfishtë që vjen nga Rusia e Putinit dhe Kina e Xi Jinping. Pavarësisht natyrës gjenocidale të kësaj lufte, Rusofilia është ende një fakt real në Gjermani.

Mbështetja publike për luftën e Ukrainës për mbijetesë po bie:gjysma e vendit nuk e mbështet më dërgimin e armëve, dhe 4 nga 5 gjermanë mendojnë se është më e rëndësishme që lufta të përfundojë shpejt, sesa që Ukraina ta fitojë atë. Tregtia gjermane me Rusinë gati u përgjysmua në vëllim gjatë vitit 2022.

Por vlera e importeve u rrit me 6.5 për qind. Kjo do të thotë se vetëm vitin e kaluar, Gjermania kontribuoi me më shumë se 30 miliardë paund në makinerinë ruse të luftës. Me gjithë fjalët e tij të guximshme për një Zeitenëende  - një ndryshim epokal - kancelari Olaf Sholc ka dështuar të ofrojë një përgjigje të fortë ndaj agresionit rus.

Këtë vit, ashtu si vitin e kaluar dhe ndoshta edhe vitin e ardhshëm, shpenzimet gjermane  për mbrojtjen do të jenë nën minimumin e kërkuar prej NATO-s, 2 për qind të PBB-së. Nën presionin e Uashingtonit dhe Londrës, Ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka dërguar  në Kiev një numër të vogël tankesh “Leopard 2”.

Ai ka bindur partnerët e tij të koalicionit të miratojnë objektivin prej 2 për qind. Por po vepron shumë ngadalë për ripërtëritjen e ushtrisë gjermane. Edhe pse Gjermania mbetet tërësisht e varur nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e saj, anti-amerikanizmi në vend është rritur.

Ekstremet e të majtës dhe të djathtës po luajnë me frikën popullore nga zhytja në një luftë direkte kundër Rusisë. E kudondodhur në media, demagoga neo-staliniste Sara Vagenneht ka bërë bujë me “Manifestin e saj për Paqe”, duke kërkuar ndalimin e dërgesave të armëve  në Ukrainë, fundin e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe nisjen e bisedimeve me Putinin.

Nëse Sholc po i reziston deri tani kërkesave të Vagenneht dhe korit të “idiotëve të dobishëm” të Rusisë, kancelari gjerman është shumë i gatshëm t’i dorëzohet joshjes ndaj Pekinit. Nëntorin e vitit të kaluar, Sholc udhëhoqi vizitën e një delegacion të madh biznesi në Kinë.

Ai ishte udhëheqësi i parë perëndimor që takoi Xi Jinping që kur OKB-ja dënoi persekutimin gjenocidal të ujgurëve në rajonin e Xinjiang. Megjithatë gjatë takimit dypalësh, ai mezi e ngriti këtë ose tema të tjera të sikletshme, si Tajvani dhe Hong Kongu. Në vend të kësaj, Sholc iu lut presidentit kinez që t’i kërkojë Kremlinit t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Por në samitin midis Xi me Putin muajin e kaluar, u bë e qartë se Kina do të vazhdojë të  ketë një mbështetje të heshtur për agresionin rus. Autokratë si Xi nuk marrin udhëzime nga “tregtarë” si Sholc. Të enjten e kaluar, në Pekin shkoi Emanuel Makron. Presidenti francez e siguroi Xi se Franca, ashtu si Gjermania, nuk ka ndërmend të “shkëputet” nga Kina.

Këtë javë, Kinën do e vizitojë Ministrja e Jashtme gjermane. Nga këndvështrimi kinez, këto vizita të nivelit të lartë, vetëm sa do të theksojnë faktin se Xi nuk ka paguar asnjë kosto ekonomike dhe as diplomatike për brutalitetin e tij. Nëse Kina do të vinte në jetë kërcënimin e saj për të pushtuar Tajvanin, ajo me siguri që nuk do të kishte shumë frikë nga një Evropë ku vendimet diktohen nga Berlini.

Por pse Gjermania ka ende një marrëdhënie kaq toksike me autokracinë kineze? Përgjigja e shkurtër është:sepse ky ishte çmimi i ribashkimit të vendit. Kjo pyetje mund të tingëllojë si provokuese, madje fyese, duke pasur parasysh të dhënat pozitive të Republikës Federale në mbështetje të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Përveç grupeve neo-naziste në skajet e shoqërisë, në vend nuk ka ndonjë nostalgji të madhe për Rajhun e Tretë. Por shumë ish-gjermanolindorë mendojnë se janë qytetarë të dorës të dytë, dhe disa dëshirojnë siguritë e dikurshme që ua ofronte epoka komuniste. Dominimi ushtarak, politik dhe kulturor rus është për ta një kujtim ende i freskët.

Për ta, pushtimi sovjetik përfundoi vetëm një brez më parë. Fakti që Republika Federale ishte në gjendje ta përthithte Gjermaninë Lindore pa dhunë, u pa si një mrekulli, e mundësuar nga ngurrimi i Mikail Gorbaçov për të përdorur forcën ushtarake. Kjo u shoqërua me Ostpolitikën katastrofike të Gerhard Shrëderit dhe Angela Merkelit, e cila e la Gjermaninë të varur nga energjia ruse dhe praktikisht të pambrojtur.

Libri i ri i historianes gjermane Katja Hojer mbi Republikën Demokratike Gjermane, Përtej Murit, shpjegon se Stalini nuk donte një Gjermani të ndarë, por një Gjermani neutrale dhe të çmilitarizuar. Lufta e Ftohtë ndodhi sepse Perëndimi nuk kënaqej me neutralitetin gjerman.

Muri i Berlinit, manifestimi i dukshëm i asaj lufte, ra sapo rusët hoqën dorë nga ambiciet  e Stalinit, duke e pranuar se Gjermania dhe bashkë me të Evropa Qendrore, do t’i përkiste Perëndimit. Por disa rusë nuk janë pajtuar kurrë me humbjen e Ukrainës. Në dallim nga gjermanët, polakët e dinë se çfarë rrezikohet atje.

Një shekull më parë, Marshalli Pilsudski tha:“Pa një Ukrainë të pavarur, nuk mund të ketë një Poloni të pavarur!”. Presidenti ukrainas Zelenski vizitoi Britaninë vitin e kaluar dhe Poloninë javën e kaluar, por nuk e ka vizituar ende Gjermaninë. Nëse dhe kur ta bëjë, ai do t’u kujtojë me siguri gjermanëve se Putini ka ringjallur edhe një herë Murin e Berlinit në Ukrainë.

Megjithatë, ka shumë gjermanë që mendojnë se Zelenski duhet të arrijë një marrëveshje me Putinin, edhe nëse kjo do t’i linte rusët në zotërimin e pjesëve të mëdha të vendit të tij. Ata mendojnë se kjo është ajo që duroi për 40 vjet edhe Gjermania. Të metat në heqjen e paraleleve të tilla mund të jenë të dukshme, por kujtimet e një të kaluare traumatike mund  të jenë shumë selektive.

Pasi pushtoi dhe shkatërroi Evropën, derisa u detyrua t’i nënshtrohej dorëzimit të pakushtëzuar, Gjermania nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ndarjen e territorit dhe popullit të saj. Ndërkohë ukrainasit po luftojnë për vetëmbrojtje, jo kundër por nme mbështetjen e Perëndimit.

Prandaj Ukraina ka ende një mundësi zgjedhjeje. Ajo që Berlini e sheh një biznes si zakonisht, duket nga Moska ose Pekini më shumë si pranimi i butë i qasjes autoritare, e përcaktuar kështu nga historiani i lashtë grek Tukididi:“ E drejta u takon vetëm atyre që janë të barabartë në pushtetin që kanë. Ndërsa të fortët bëjnë atë që munden, të dobëtit vuajnë atë që duhet”.

Sholc lë të kuptohet se Gjermania nuk mund ka luksin të pengojë Rusinë në synimet e saj. Megjithatë, vendi që ai drejton ngriti taksat në një rekord prej 1 trilion euro vitin e kaluar. Polonia, me një ekonomi sa një e gjashta e asaj të Gjermanisë, ka tani një ushtri më të madhe dhe më të mirë-pajisur.

The time has come for Scholc to end Germany's toxic relationship with autocracy. Instead of deluding himself that dependence on China will end better than reliance on Russian energy, he should at least double his 100 billion euro fund for the modernization of the German military. And Scholz can really strengthen his credibility as a leader, turning Germany into the arsenal of European democracy./ Adapted from CNA.al





Lajmet e fundit nga