web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The USA threatened by the new China-Russia alliance / Joe Biden is not showing up to the challenge at all 

2023-04-09 09:40:00, Kosova & Bota Chuck DeVore
The USA threatened by the new China-Russia alliance / Joe Biden is not showing
Illustrative photo

On the evening of April 2, OPEC+ made a surprising announcement. It had decided to cut oil production by more than 1.1 million barrels per day, or about 1 percent of global output. Crude oil prices rose immediately, heralding tough times ahead for Americans who have been dealing with the effects of high inflation for months.

Lëvizja e 13 anëtarëve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës plus 11 anëtarëve të tjerë që nuk i përkasin OPEC, ku më i rëndësishmi është Rusia, rrit rrezikun e një recesioni në Amerikë, ndërsa në të njëjtën kohë i jep mundësi Rusisë të arkëtojë më shumë para për t’i përdorur në luftën e saj shumë problematike në Ukrainë.

Ekziston një shans i mirë që të mos ndodhë kjo. Por presidenti aktual Xho Bajden kandidoi për president me premtimin për ta bërë Arabinë Saudite një shtet “të përbuzur në skenën ndërkombëtare”. Që nga marrja e detyrës, ekipi i politikës së jashtme të Bajden e ka përqendruar vëmendjen tek ndryshimet klimatike dhe shqetësimet mbi të drejtat e transgjinorëve.

Ndërkohë ka shpërfillur ri-ngjitjen në pushtet të talebanëve në Afganistan dhe sekuestrimin prej tyre të pajisjeve ushtarake amerikane me vlerë 7 miliardë dollarë, frenimin e Rusisë nga pushtimi i Ukrainës dhe ruajtja e forcës ushtarake të SHBA-së.

Amerikanët janë jashtëzakonisht të distancuar ndaj ngjarjeve në vende të huaja. Hapësirat e gjera të Atlantikut dhe Paqësorit, priren të na japin iluzionin se mund të injorojmë ngjarjet në vende të largëta. Por në fund efektet e krizave të huaja mund t’ia behin tek ne me shumë forcë dhe të shkaktojnë një dëm të madh në jetët e ushtarakëve tanë por edhe një shpenzim të madh në para.

Mjerisht, elita jonë e politikës së jashtme është në gjumë, dhe presidenti ynë nuk është i prirur që të sfidojë mendimin e tyre komod, gjë që e rrit rrezikun për amerikanët dhe mbarë botën. Të fiksuar pas mënyrave të tyre eurocentrike të veprimit, ata po përqendrohen në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke shkaktuar një reagim nga ata që ose kundërshtojnë Bajdenin apo që e shohin Kinën si kërcënimin tonë kryesor.

Në fakt ekzistojnë 3 pikëpamje themelore të kërcënimit kryesor ndaj interesave të sigurisë kombëtare amerikane. Në kampin e parë bëjnë pjesë ata që thonë se kërcënimi kryesor është Rusia, në të dytin ata që përmendin Kinën, dhe në të tretin ata që thonë se është shfaqur një aleancë e re autoritare që kombinon Kinën, Rusinë dhe fuqitë e tjera.

Kampi i parë është një panoramë e njohur. Duke pasur simpati për gjendjen e rëndë të Ukrainës, një komb më i vogël që i reziston me guxim Rusisë së Vladimir Putinit, ata mbrojnë dhënien ndaj Ukrainës të asaj që i nevojitet për të dëbuar forcat ruse nga vendi, edhe pse Amerika po harxhon në mënyrë të rrezikshme rezervat e saj të municioneve komplekse, të cilat kërkojnë kohë që të zëvendësohen.

Kampi i dytë është i vogël, por në rritje, me ish-presidentin Donald Trump, guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, strategë si Elbrixh Kolbi dhe disa të tjerë me prirje izolacioniste që e pohojnë me të drejtë se në raport me Kinën dhe Rusinë, fuqia amerikane nuk është pafundësisht më e madhe.

Madje ajo është më pak dominuese se sa gjatë Luftës së Ftohtë kundër Bashkimit Sovjetik. Për këtë arsye, SHBA-ja duhet të përqendrohet me maturi tek kërcënimi i saj më i madh i sigurisë kombëtare: Kina. Disa në këtë kamp e shohin ekipin e Bajden të penguar në punën e tyre nga rënia e aftësive njohëse të komandantit të përgjithshëm dhe nga brishtësia në rritje e fuqisë ekonomike amerikane.

Për të tjerët, është thjesht një reagim kundër Bajden dhe establishmentit, ku që të dy kanë një histori të dhimbshme në politikën e jashtme dhe ndërhyrjet ushtarake gjatë 50 viteve të fundit, nga disfata në Vietnam e deri tek fushata e sikletshme në Afganistan.

Kampi i tretë është ende duke u mbledhur. Njerëz si Mark Levin dhe një numër i madh  veteranësh të Luftës së Ftohtë, mendojnë se Kina dhe Rusia janë bashkuar në një aleancë leverdie dhe se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk mund të shihet e izoluar nga planet vdekjeprurëse të Kinës në Tajvan apo tek fqinjët e tjerë, sidomos Japonia, India, Australia dhe Filipinet.

Kritikët e pikëpamjes së tretë, thonë se nuk ka asnjë provë që të tregojë se Kina po i ofron Rusisë mbështetjen e nevojshme ushtarake. Por a mund të mbështetemi tek të dhënat e kufizuara të fushëbetejës për ta fjetur mendjen se Kina nuk ka ndërmend të përmirësojë ndjeshëm ndihmën e saj për Rusinë, aq më tepër duke pasur parasysh vizitën e fundit tre-ditore të Xi Jinping në Moskë?

Studiuesit e informuar të skenës ndërkombëtare në vitin 1936, e panë se Gjermania e Hitlerit qëndronte e vetme, me marrëveshje thjesht tregtare me kombe të tilla si Kina nacionaliste. Por në fund të atij viti, u nënshkrua protokolli italo-gjerman, pasi Musolini arriti në përfundimin se Britania dhe Franca ishin fuqi në rënie.

Më pas, në dhjetorin e vitit 1937, me rënien e Nankingut në Kinën nacionaliste në duart e japonezëve, Gjermania rivlerësoi mbështetjen e saj për Chiang Kai?Shek dhe vendosi misionin e saj të parë ushtarak në Kinë në majin e vitit 1938. Dhe në shtator 1940, Gjermania, Italia dhe Japonia nënshkruan Paktin Trepalësh, që zyrtarizoi aleancën e Boshtit. Kështu, në më pak se 4 vjet, Rajhu i Tretë u shndërrua nga një vend pa miq në një komb që drejtonte një aleancë gjatë luftës.

The fact that the alliance failed - at an unprecedented cost in blood and treasure to all the combatants - is beside the point. That the Axis powers quickly coalesced into a deadly alliance of convenience is instructive.

We are currently facing the greatest national security threat in our history. Our financial resources are depleted, our military is exhausted, our leaders are ignorant, and American citizens are not informed of the great danger and the possible sacrifice they may face.

Note: Chuck DeVore, vice president of the Texas-based Public Policy Foundation, retired lieutenant colonel of the US Army./ Adapted from CNA.al





Lajmet e fundit nga