Compared to 2013
According to recent comparisons with the European Unio...
According to recent comparisons with the European Unio...

Ndërsa tensionet u rritën brenda Rusisë midis qeverisë dhe grupit ushtarak privat Wagner, ushtria ukrainase tha se ka vazhduar me të njëjtin intensitet luftën e saj me Rusinë. Forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën e tyre pavarësisht zhvillimeve brenda Rusisë.
Ndërsa shumë ukrainas ndoqën me ankth kaosin e fundit në Rusi, duke shpresuar se armiku i tyre të paktën do të dobësohej, ushtarët në vijën e parë të frontit vazhduan luftën.
Ata thonë se nuk ka pasur ndryshime të dukshme në terren dhe se forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë me artileri forcat ukrainase, të angazhuara në ofensivën për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.
“Kur jemi në ofensivë dhe fillimisht qëllojmë me artileri, shumica e ushtarëve rusë largohen nga pozicionet e tyre. Një numër i vogël qëndrojnë, ndoshta dy ose tre ushtarë. Ndaj tyre përdorim granata, dhe kjo i jep fund operacionit”, thotë Bogdani, një ushtar ukrainas.
Ashtu si shumë ushtarë që po luftojnë në kundërofensivën disajavore të Ukrainës, ai thotë se ka dëgjuar ushtarë rusë duke u ankuar për mungesë municioni dhe përforcimesh.
Por ushtarët ukrainas thonë gjithashtu se betejat kanë qenë të ashpra, pasi trupat ruse kanë pasur më shumë se një vit kohë për të fortifikuar pozicionet e tyre dhe për të hartuar strategji për mbrojtjen e këtyre zonave.
“Ofensiva dhe çlirimi i qyteteve nuk po përparojnë me shpejtësinë që ne do të dëshironim. Megjithatë, ka një përparim mjaft të mirë”, thotë Ivan, një mjek ushtarak ukrainas.
Ukraina po lufton për të rimarrë një zonë me fshatra dikur piktoreske, që tani janë shkatërruar pothuajse tërësisht nga lufta.
Në qytetet dhe qytezat më paqësore të Ukrainës, banorët shpresojnë që përçarjet brenda Rusisë do të përshpejtojnë përfundimin e kësaj lufte, por është e vështirë të bëhet një parashikim i saktë për këtë.
Ata shtojnë se është e qartë se vdekja dhe shkatërrimi që kanë përjetuar tashmë e bëjnë të pamundur një përfundim me nota pozitive të luftës.
“Shumë të rinj janë vrarë. Shumë njerëz të tjerë janë bërë invalidë lufte. Objektet mund të rindërtohen, por ne nuk mund të ringjallim njerëzit e vrarë”, thotë Valentina Yefimenko, banore e Zaporizhias.
Përveç bombardimeve për më shumë se një vit, Zaporizhia ka vuajtur edhe nga shkatërrimi i digës së lumit Dnipro, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve dhe përmbytje masive, duke rritur frikën e një krize ushqimore dhe të furnizimit me ujë.
Por në zonën e luftimit, ushtarët thonë se është e pamundur të parashikohen gjërat përtej asaj që ata thonë se është qëllimi i tyre më i afërt.
“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që lufta të përfundojë sa më shpejt. Unë do të thosha se jemi të motivuar. Ne duam të shkojmë në shtëpi. Ne e kuptojmë se nuk do të kthehemi në shtëpi derisa Ukraina të jetë e lirë dhe e paprekur”, thotë Yuri, një ushtar ukrainas.
Ai thotë se për ushtarët ukrainas, lufta do të përfundojë atëherë kur Ukraina të rimarrë të gjitha territoret e saj të pushtuara nga Rusia./ VOA
Kryetari shqiptar i komunës së Strugës Ramiz Merko ka ...
Prime Minister Albin Kurti has confirmed that three Ko...
Gjykata në Kralevë është duke e përgatitur vendimin për li...
Tre efektivët e Kosovës të rrëmbyer pak javë më parë në te...
More people are injecting illegal drugs than previously th...
The Foreign Ministers of the European Union will discuss o...
From rebellion to withdrawal in 24 hours - the uprising of...
Greece's conservative leader, Kyriakos Mitsotakis, has def...
Of all the countries of the Western Balkans, Serbia sends ...
The mysteries hidden beneath the icy landscapes of Antarct...
After five weeks, Greek citizens went to the polls this S...
Ukraine's leaders must beware of a possible Yevgeny Prigoz...
The rebellion of the Russian mercenary group Wagner and it...
Kryetarja e Bashkësisë Lokale "2 Korriku" në Pejë, Valbona...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëz...
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji...
Latvia has announced it has closed its border to Russian c...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has reacted to ...
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm merce...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...