FOTO-VIDEO/ Peja nën ujë, viktima dhe dëme materiale
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur pikun dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë.
“Ai dëshiron të ndodhë gjithçka që unë dua të shmang. Ne nuk e kemi arritur pikun e përshkallëzimit të krizës në Kosovë, siç mendojnë disa, mirëpo Kurti dëshiron luftë. Ai lutet për diçka të tillë”, ka thënë presidenti serb për Televizionin Pink në Beograd.
Ai ka thënë se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse duhet të formohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Sipas Vuçiçit, Forca e Sigurisë së Kosovës është “më shumë e pajisur” me armë serioze turke.
Ai ka thënë se Kosova është duke ndërtuar një ushtri, e cila nuk i lejohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Turqit u kanë dhënë atyre armë shumë të fuqishme anti-tank, mortaja, obusë”.
Ai ka thënë se për këtë arsye Serbia ka hequr dorë nga blerja e dronëve nga Turqia, mirëpo që një numër i madh i dronëve kamikazë do të arrijnë shpejt në Serbi nga shtetet tjera, përfshirë Kinën.
I pyetur për qasjen e Shteteve të Bashkuara kundrejt Serbisë, Vuçiç ka thënë se “amerikanët nuk e kanë qasjen e njëjtë ndaj Serbisë, sikurse në vitet 90’”, por qasja është “shumë më e mirë”.
“Ata vetëm se e kanë qasjen e njëjtë ndaj Kosovës”, ka thënë Vuçiç, dhe ka shtuar se duhet pasur shumë kujdes “çfarë do të thonë Perëndimi dhe Lindja”.
Vuçiç ka thënë të dielën se duhet të takohet me serbët nga veriu i Kosovës, ku tensionet janë rritur prej fundit të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. opullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit në veri, e ka kundërshtuar hyrjen e kryetarëve nëpër ndërtesa komunale, dhe ka mbajtur protesta para objekteve
Perëndimi ka kërkuar vazhdimisht nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të kthehen në tavolinën e negocimit për të avancuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./ CNA
Moti i keq i ditëve të fundit ka përfshirë pothuajse gjith...
Grekët janë duke votuar për të dytën herë brenda një muaji...
Latvia has announced it has closed its border to Russian c...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has reacted to ...
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm merce...
The recent situation in Russia has prompted the reaction o...
The director of the Office for Kosovo in the Governmen...
The Minister of the Interior of Kosovo, Xhelal Sveçla, has...
The Russian mercenary group Wagner, led by Yevgeny Prigozh...
The Head of Foreign Policy of the European Union, Josep Bo...
The director of the movie "Titanic", James Cameron, says t...
Half of Americans believe Hunter Biden, the son of Preside...
The determination by the Department of State for the m...
The occupied West Bank is reeling from its worst violence ...
Russia had the means, the motive, and the ability to take ...
The Chief of the General Staff of the Serbian Army, Ge...
The North Atlantic Treaty Organization (KFOR) concluded on...
Croatian Prime Minister Andrej Plenkovic arrived in Se...
At least 227 migrants were rescued near Spain's Canary Isl...
Ukraine's military said it repelled an attempted airstrike...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...