
Një konflikt ka nisur në Rusi mes grupit të fuqishëm mercenar Wagner dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Gjiçka nisi pasi Yevgeny Prigozhin, lideri i kompanisë private ushtarak Wagner bëri thirrje për një rebelim në Rusi, të cilin e quan "marshim drejtësie".
Mëngjesin e kësaj të shtune, Prigozhin konfirmoi se ai dhe trupat e tij kishin kaluar kufirin nga Ukraina, ku po luftonin për Rusinë dhe kishin marrë nën kontroll objektet ushtarake dhe aeroportin në qytetin Rostov-on-Don.
Kjo solli një reagim të ashpër të Vladimir Putin. Presidenti rus dënoi rebelimin. Ai ngriti akuza për “tradhëti” dhe u zotua të ndëshkojë personat që qëndronin pas kryengritjes. Ndonëse nuk përmendi emra, kjo deklaratë u interpretua si një paralajmërim për kreun e grupit Wagner.
Wagner iu kundërpërgjigj me “të njejtën monedhë”, duke deklaruar se do të rrëzojë Putin dhe Rusia do të ketë një President të ri.
Dhe ashtu siç edhe paralajmëroi, grupi mercenar po shkon drejt Moskës. Wagner ka marrë nën kontroll qytetin kufitar me Ukrainën Voronezhin dhe ka mbërritur edhe në Lipetsk.
Yevgeny Viktorovich Prigozhin është një oligark rus dhe cilësohej si i besuari i ngushtë i Vladimir Putin.
62-vjeçari njihej prej dekadash si "kuzhinieri i Putinit" për shkak të kontratave të kateringut të kompanisë së tij në Kremlin.

Është e paqartë se sa miqësorë janë ai dhe presidenti rus, por të dy kanë lindur dhe janë rritur në Shën Petersburg.
Prigozhin është njohur për natyrën e tij rebele që në fëmijëri. Në nëntor 1979, kur ai ishte vetëm 18 vjeç, u kap duke vjedhur dhe u dënua me kusht. Dy vjet më vonë, në vitin 1981, ai u kap përsëri duke vjedhur dhe u dënua me dymbëdhjetë vjet burg për grabitje, mashtrim dhe përfshirje të adoleshentëve në krim.
Pasi përfundoi dënimin, Prigozhin filloi të shiste hotdogë në qytetin e tij të lindjes. Shumë shpejt, ai filloi të ndërtojë një zinxhir supermarketesh, hapi restorantin dhe kompaninë e tij të hotelierisë.
Ai themeloi grupin ushtarak privat në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina.
Lideri i Wagner ka rekrutuar mijëra të burgosur rusë për të luftuar dhe ka pasur përplasje me Ministrinë e Mbrojtjes për planet ushtarake dhe furnizimet me municione.

Pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës në shkurt, mercenarët e Vagnerit ishin në mesin e disa njësive të parregullta që luftuan përkrahë forcave të rregullta ruse.
Gjatë verës, kur lufta nisi të humbte fuqinë, një numër në rritje i ushtarakëve rusë shprehën zhgënjimin e tyre me komandantët dhe me mosvullnetin e Kremlinit për të shpallur një mobilizim të përgjithshëm ushtarak apo për të dërguar më shumë burra në luftë.
Prigozhin në shtator mori përsipër vetë që të gjente më shumë burra për luftë. Ai doli me video në një burg, në një vend rural të Rusisë, duke u premtuar të dënuarve lirim të parakohshëm nëse ata do të regjistroheshin që të shkonin për gjashtë muaj në luftë në Ukrainë.
Tashmë, Prigozhin është rebeluar kundër mikut të tij, Vladimir Putin./ CNA.al
The recent situation in Russia has prompted the reaction o...
The director of the Office for Kosovo in the Governmen...
The Minister of the Interior of Kosovo, Xhelal Sveçla, has...
The Russian mercenary group Wagner, led by Yevgeny Prigozh...
The Head of Foreign Policy of the European Union, Josep Bo...
The director of the movie "Titanic", James Cameron, says t...
Half of Americans believe Hunter Biden, the son of Preside...
The determination by the Department of State for the m...
The occupied West Bank is reeling from its worst violence ...
Russia had the means, the motive, and the ability to take ...
The Chief of the General Staff of the Serbian Army, Ge...
The North Atlantic Treaty Organization (KFOR) concluded on...
Croatian Prime Minister Andrej Plenkovic arrived in Se...
At least 227 migrants were rescued near Spain's Canary Isl...
Ukraine's military said it repelled an attempted airstrike...
In an interview with the German newspaper "Süddeutsche...
The United Nations placed Russian forces on its annual bla...
The Kosovo Police has confirmed that during the late hours...
The submarine "Titan" with tourists that disappeared in th...
The head of the foreign policy of the European Union, Jose...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...