web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U rrëmbyen pak javë më parë/ Tre policët e Kosovës dalin sot para gjykatës

2023-06-26 09:53:00, Kosova & Bota CNA

U rrëmbyen pak javë më parë/ Tre policët e Kosovës

Tre efektivët e Kosovës të rrëmbyer pak javë më parë në territorin e Kosovës do të dalin sot para gjykatës në Serbi.

Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo sekondë e humbur deri në kthimin e policëve në Kosovë, konstituon, sipas tij, me një sjellje joracionale.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, shkruan Haxholli në Facebook.





Lajmet e fundit nga