Alliance for Albanians, part of the Government of North Macedonia
The government of North Macedonia will be expanded with a ...

Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe për reagimin e Qeverisë pas tërmetit të fundit që Turqia përjetoi:
“Mos kërko më vota nga ne!”.
Tërmeti me magnitudë 7.5 ballësh, nga i cili kanë vdekur më shumë se 21 mijë persona në Turqi dhe Siri, ka bërë të cilësohet si tragjedia më e ndjeshme në pushtetin që prej dy dekadash të Erdoganit.
Presidenti turk ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve vendimtare më 14 maj që mund të zgjasin pushtetin e administratës së tij me bazë islamike deri në vitin 2028.
Opozita e tij e ndarë do të ketë pak kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të rënë dakord për një kandidat të përbashkët presidencial deri në afatin përfundimtar. Mbetet për t'u parë nëse votimi tani mund të vazhdojë siç është planifikuar.
Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në dhjetë provinca të prekura nga tërmeti. Në zonat e goditura nga tërmeti ende po vazhdon nxjerrja e trupave të vdekur ndërsa shumë njerëz janë duke jetuar në rrugë ose në makinat e tyre.
Zhvillimi i një kampanje në këto rrethana duket i pamundur. Por, si duket ka edhe një anë tjetër politike që është shumë personale për presidentin Erdogan.
Ky tërmet ndodhi pikërisht në kohën kur Erdogani vetëm se filloi të “pëlqehej” nga qytetarët në Turqi, pas një situate krize të krijuar si pasojë e gjendjes të rëndë ekonomike që kaploi popullatën në vitin e kaluar.
Hidhërimi i Tanriverdit është një shenjë e keqe për Erdoganin, në një krahinë ku ai mundi rivalin e tij laik të opozitës në zgjedhjet e fundit më 2018.
“Ne jemi jashtëzakonisht të lënduar, sepse askush nuk u mundua të na ndihmojë”, u shpreh Tanriverdi lidhur me reagimin e Qeverisë për tërmetin.
Ankesat e Tanriverdi janë të zakonshme në krahinën Adiyaman, e cila u godit rëndë nga tërmeti.
Vendasit ankohen se ekipet e shpëtimit nuk kanë mbërritur me kohë për të nxjerrë të mbijetuarit e orëve të para kritike. Disa përmendën mungesën e pajisjeve për shpimin e pllakave të betonit.
"Unë nuk kam parë asnjë ekip shpëtimi deri në orën 14:00 të ditës së dytë të tërmetit... Pa qeveri, pa shtet, pa polici, pa ushtarë. Turp të keni! Na latë vetë", tha Mehmet Yildirim, banor i Adiyamanit.
Të mërkurën, Erdogan pranoi "mangësitë" në trajtimin e katastrofës nga Qeveria.
Megjithatë, ai vazhdon të luftojë. Të martën, 68-vjeçari udhëhoqi një aksion shpëtimi në Ankara dhe më pas kaloi dy ditët e ardhshme duke vizituar një sërë qytetesh të shkatërruara.
Mirëpo, ai ende nuk e ka vizituar Adiyamanin.
Kjo irriton Hediye Kalkanin, një vullnetare që udhëtoi afër 150 kilometra për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtim dhe rikuperimin e Adiyamanit.
“Pse shteti nuk shfaqet të ndihmojë në një ditë të tillë? Njerëzit me pajisjet e tyre po nxjerrin kufomat e të afërmve të tyre”, tha ajo.
Çdo operacion shpëtimi do të ishte sfidues për shkak të përmasave të fatkeqësisë, e cila përfshiu një territor të gjerë dhe të izoluar mu në mes të një stuhie dimri.
Vendasit, në përgjithësi, e kanë pritur mirë Erdoganin gjatë vizitave të tij të orkestruara me kujdes, të cilat janë shfaqur në televizionin kombëtar.
Një grua e moshuar teksa iu afrua Erdoganit, filloi ta përqafonte dhe qau mbi supin e tij.
Por, reagimi i Veysel Gultekinit ka mundësi të mos jetë i njëjtë nëse do të kishte mundësi ta takonte liderin turk.
Gultekin tha se kishte parë këmbët e një prej të afërmve të tij të bllokuar nën rrënoja kur doli në rrugë pas dridhjeve të së hënës para agimit.
“Nëse do të kisha një pajisje të thjeshtë, do ta kisha nxjerrë të gjallë... Por, ai ishte plotësisht i bllokuar dhe pas një goditjeje tjetër të fortë, ai vdiq”, tha Gultekin.
Gazetarët e AFP-së, të enjten, kanë parë më shumë makina dhe ekipe shpëtimi, duke përfshirë ekipe ndërkombëtare afër ndërtesave të shembura.
Por, kjo nuk mjaftoi për të lehtësuar dhimbjen e Tanriverdit.
“Ata njerëzit që nuk vdiqën nga tërmeti, kanë vdekur nga të ftohtit pasi mungoi ndihma... A nuk është mëkat, që këta njerëz vdiqën në këtë mënyrë?”, tha ai./REL
The government of North Macedonia will be expanded with a ...
China's Defense Ministry says it rejected a phone call fro...
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, forcat ruse god...
The earthquake that hit the region near the border of Turk...
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve filluan të enjten h...
Former US Vice President Mike Pence received a subpoena fr...
Outrage over China's decision to encroach on the airspace ...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy's simple outfi...
Marrëdhëniet Rusi-SHBA janë përfshirë nga një krizë e ...
The US military is planning to set up a training center in...
The death toll from the devastating earthquake that struck...
The 7.8-magnitude earthquake that hit the border of Turkey...
Britain and the United States have announced sanctions again...
Officials of the European Union estimate that the public s...
Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga tërmeti shkatë...
Former Russian President Dmitry Medvedev said during a...
Presidenti Joe Biden thotë se dëshiron që Kongresi të ...
Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj n...
With 63 votes in favor, the Assembly of Kosovo approved on...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...