web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike në Greqi/ Nëna ndërron jetë së bashku me foshnjen e porsalindur

2025-09-03 21:21:00, Kosova & Bota CNA

Tragjike në Greqi/ Nëna ndërron jetë së bashku me

Një tragjedi ndodhi pasditen e së mërkurës në Patisia, të Greqisë, ku një grua 34-vjeçare u gjet e vdekur në apartamentin e saj, menjëherë pasi kishte lindur e vetme në shtëpi. Edhe foshnja u gjet pa jetë, me kordonin e kërthizës të prerë, ndërsa ngjarja ndodhi para syve të dy fëmijëve të saj të mitur, 3 dhe 5 vjeç.

Sipas informacioneve fillestare, gruaja, e cila ishte greke, ishte në një fazë të avancuar të shtatzënisë dhe pritej të lindte në ditët në vijim.

Burri i saj, me origjinë nga Xhorxhia, u tha autoriteteve se u shqetësua kur nuk mundi ta kontaktonte, pasi telefoni i saj celular ishte i fikur. Kur u kthye në shtëpinë e tyre në Patisia, pa gruan dhe të porsalindurin në dyshemenë e dhomës së ndenjes, pa ndjenja. Ai, me ndihmën e një fqinji, u përpoq ta ringjallte gruan e tij duke i kryer CPR, por pa sukses.

Autoritetet po hetojnë rastin dhe mjeku ligjor do të japë më shumë përgjigje rreth asaj që ndodhi saktësisht në apartament. Burri i viktimës i tha protothema.gr: "Nuk isha në shtëpi, erdha nga puna. Dy fëmijët erdhën tek unë, e gjeta të vdekur. Nuk pashë asnjë gërshërë”.

Një fqinj i gruas tha: "Ajo ishte një person i jashtëzakonshëm, e kisha takuar në supermarket. Nuk duhej të lihej vetëm në shtëpi ndërsa ishte shtatzënë. Më vjen shumë keq. E mora vesh nga televizori dhe vëllai i saj. Ajo ishte gati të lindte. Për sa di unë, burri ishte në punë. Vëllai i saj më tha se ajo e preu vetë kordonin e kërthizës”.

Në të njëjtën kohë, sipas dëshmive nga fqinjët, gruaja dyshohet se lindi dy fëmijët e tjerë në shtëpi./ CNA





Lajmet e fundit nga