web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

NATO's new strategy: Russia the main threat; Official invitation to Sweden and Finland

2022-06-29 17:26:12, Kosova & Bota CNA
NATO's new strategy: Russia the main threat; Official invitation to Sweden
Photo from the NATO meeting

Meeting at the summit in Madrid, Spain, NATO leaders approved the new strategic concept of the alliance, where Russia is declared the number one threat to the alliance. While the alliance also approved the membership applications of Sweden and Finland, US President Joe Biden spoke from Madrid about an unmistakable message that the NATO summit is giving. The United States has announced a significant increase in its military presence in Europe, including a permanent US military base in Poland, the deployment of new warships in Spain, and F-35 aircraft in Britain.

Udhëheqësit e NATO-s miratuan sot konceptin e ri strategjik të aleancës, dokument që hartohet një herë në dhjetë vjet. Strategjia më e fundit e NATO-s e vitit 2010 e përcaktonte Rusinë një "partnere strategjike". Tashmë, aleanca e konsideron Moskën një rrezik parësor.

“Sot, udhëheqësit e NATO-s morën vendimin historik për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u bërë vende anëtare të NATO-s... Udhëheqësit miratuan konceptin e ri strategjik të NATO-s që po publikohet në këto momente. Ky është një koncept i ri strategjik... E bën të qartë se Rusia përbën rrezikun më domethënës dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Strategjia e re shpalos përqasjen e NATO-s edhe për çështje si siguria kibernetike, ndryshimi klimatik, apo rritja e ndikimit ekonomik dhe ushtarak të Kinës.

Presidenti amerikan Joe Biden foli nga Madridi për një mesazh të pagabueshëm që po jep NATO.

"Në këtë takim, aleanca mirëpret Finlandën dhe Suedinë. Aplikimi historik për anëtarësim, si dhe vendimi i tyre për ta lënë traditën e neutralitetit dhe për t'iu bashkuar aleancës së NATO-s, do të na bëjë më të fortë dhe më të sigurtë. Po dërgojmë një mesazh të pagabueshëm se NATO është e fortë, e bashkuar, dhe se hapat që do të ndërmarrim në këtë takim do të rrisin më tej fuqinë tonë të përbashkët", tha Presidenti Biden.

NATO's new strategy: Russia the main threat; Official invitation to Sweden

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një rritje të ndjeshme të pranisë ushtarake në Evropë, përfshirë edhe një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, dislokimin e dy destrojerëve të tjerë në bazën Rota në Spanjë, si dhe të dy skuadriljeve të reja me avionë F35 në Britani.

Kryeministri britanik Boris Johnson e përshkroi takimin e NATO-s si një takim historik.

"Mendoj se mësimi i parë nga sot është se nëse Vladimir Putini po shpresonte se do të kishte prani më të vogël të NATO-s në frontin e tij perëndimor, si rezultat i sulmit të tij të paprovokuar dhe të paligjshëm në Ukrainë, ai ka rezultuar plotësisht i gabuar. Ai po merr në këmbim më shumë NATO. Ky është një takim historik në shumë mënyra; kemi tashmë dy vende të reja që po anëtarësohen, Finlandën dhe Suedinë. Një hap i jashtëzakonshëm përpara për aleancën tonë", tha zoti Johnson.

Alenaca do të dërgojë ftesa zyrtare për anëtarësim për këto dy vende dhe vendimi për anëtarësimin e tyre do të duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare.

VOA reports that Russia's attack on the neighboring country has shaken peace in Europe and pushed NATO to deploy forces and armaments in Eastern Europe on an unprecedented scale since the Cold War. Member states have also sent billions of dollars in military and civilian aid to Ukraine. /CNA.al





Lajmet e fundit nga