Horror in Germany / A severed head is thrown in front of the Bonn court, suspicions
German police say they have arrested a suspect after he wa...

Josef S. denied to the end that he had worked in the Sachsenhausen concentration camp near Berlin. However, the Neuruppin County Court concluded that the documents submitted by the prosecution sufficiently substantiated his role in this camp. So there are documents about an SS guard with name, date and place of birth as well as other documents.
"Gjykata ka arritur në përfundimin se, në kundërshtim me pohimet tuaja të kundërta, ju keni punuar për rreth tre vjet në kampin e përqendrimit si roje," tha kryetari i trupit gjykues Udo Lechtermann kur dha vendimin. Kështu i akuzuari kontribuoi në terrorin dhe makinerinë vrasëse të nacionalsocialistëve dhe ai ishte në dijeni të tij. "Këto janë krime kundër njerëzimit që asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund t'i tolerojë," tha Lechtermann-i. "Ka vende ku nuk mund të qëndroni dhe gjëra që nuk mund t'i bëni. Nëse do ta kuptonit këtë, nuk do të ndodheshit këtu sot."

Të burgosurit e kampit të përqendrimit Sachsenhausen në 1938
Me rastin e shqiptimit të dënimit me pesë vjet burgim, gjykata ndoqi kërkesën e prokurorit; mbrojtja kishte kërkuar një lirim ose, nëse rast dënimi, një dënim me kusht. Avokati tani dëshiron ta hedhë vendimin në apel.
Prokuroria e kishte akuzuar Josef S. se kishte ndihmuar "me vetëdije dhe vullnetarisht" në vrasjen e të burgosurve të kampeve të përqendrimit midis viteve 1942 dhe 1945: Bashkëfajësi në vrasje, në 3518 raste. Konkretisht, kjo përfshinte ndihmën në ekzekutimin e të burgosurve sovjetikë të luftës dhe ndihmën në vrasjen e të burgosurve nëpërmjet përdorimit të gazit helmues. Të arrestuarit thuhet gjithashtu se kanë humbur jetën "duke krijuar dhe ruajtur kushte kërcënuese për jetën”.
Kampi i përqendrimit Sachsenhausen në Oranienburg, në veri të Berlinit, kishte një vend të veçantë gjatë periudhës naziste: pas ndërtimit të tij në vitin 1936, ai shërbeu si model për kampet e tjera të përqendrimit, më vonë ishte qendra administrative e të gjithë sistemit të kampeve të përqendrimit dhe një kamp stërvitor për SS, instrumenti kryesor i terrorit të nacionalsocialistëve.

Në Sachsenhausen qenë arrestuar më shumë se 200.000 vetë. Dhjetëra mijëra prej tyre u pushkatuan, u vranë me gaz, vdiqën pas eksperimenteve mizore mjekësore ose thjesht për shkak të kushteve çnjerëzore të burgimit. Në fund të prillit 1945, kur Ushtria e Kuqe po i afrohej Oranienburgut, SS-ët dërguan më shumë se 30000 vetë në "marshime vdekjeje", gjatë të cilave vdiqën mijëra të burgosur të tjerë.
Një i burgosur i mbijetuar rrëfen
Gjyqi i Josef S. filloi në tetor të vitit të kaluar. Një historian paraqiti një raport të detajuar mbi kampin e përqendrimit Sachsenhausen dhe kushtet atje. Gjashtëmbëdhjetë palë civile morën pjesë gjithashtu në gjyq, duke përfshirë dhjetë të mbijetuar të krimeve naziste.
Në fund të shkurtit të këtij viti, 98-vjeçari Alfons Studzinski u intervistua me video. Ai kishte mbërritur në Sachsenhausen në vitin 1940, në moshën 15-vjeçare, si i burgosur politik. Si dëshmitar, ai përshkroi veçanërisht se si të burgosurit e tjerë, nga dëshpërimi, turreshin drejt barrikadave të kampit të përqendrimit për t'u vrarë atje nga SS. "Varja nuk ishte opsion," tha Studzinski. Ai foli edhe për masat ndëshkuese si qëndrimi me orë të tëra në sheshin e apelit, ekzekutimet e të burgosurve nga SS dhe marshimi i vdekjes nga 21 prilli deri më 3 maj 1945, që përfundoi për të në çlirim.
Kur kryetari i trupit gjykues Udo Lechtermann e pyeti të akuzuarin nëse ai ende dëshironte t'i thoshte diçka Alfons Studzinskit pas përfundimit të marrjes në pyetje, Josef S. u përgjigj negativisht.
Vrasja dhe bashkëpunimi në vrasje nuk parashkruhen
Prokurori i Përgjithshëm Thomas Will drejton Qendrën Kombëtare të Sqarimit të Krimeve Nacionalsocialiste në Ludwigsburg, Baden-Württemberg. Që nga themelimi i tij në vitin 1958, ky institucion ka mbledhur informacione për hetimet paraprake të prokurorëve kundër kriminelëve nazistë. Will bëri gjithashtu punë përgatitore vendimtare për këtë gjyq.
A duhet të nxirret ende para gjyqit një i moshuar për fakte që të 80 vjetëve më parë, aq më tepër kur ka qenë një "ingranazh i vogël" në makinën e madhe vrasëse naziste? Kjo është pyetja që Deutsche Welle i bëri Thomas Willit kur u hap gjyqi në tetor. Ai u përgjigj: absolutisht po, veçanërisht sepse parashkrimi për vrasje është i përjashtuar me ligj, pikërisht në kontekstin e krimeve masive naziste. "Objektivi i procedurës penale është gjithmonë përcaktimi i fajit individual në të drejtën penale”.
Por ajo që mund të përbëhet nga kjo faj individuale ka ndryshuar në praktikën ligjore që nga gjykimi i ish-rojit të kampit të përqendrimit John Demjanjuk në vitin 2011. Deri atëherë, provat e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë personale në vrasje konsideroheshin si kusht për ndjekjen penale. Në vitet 1960 dhe 1970 ish-rojet e kampit të përqendrimit u shfaqën në gjyqet naziste , por vetëm si dëshmitarë. Ajo që ka ndryshuar që nga viti 2011, sipas Willit, "është se kryerja e përgjithshme e shërbimit në një kamp përqendrimi gjatë akteve të njohura vrasëse sistematike mund të shërbejë tashmë si bazë për përgjegjësinë penale për bashkëpunim në masën që e konfirmojnë këtë konstatimet gjatë gjyqit"
Pika e kthesës së gjykimit të Demjanjukut

Demjanjuk u dënua në vitin 2011 në Mynih, në moshën 91-vjeçare, me pesë vjet burg për bashkëpunim në vrasje në më shumë se 28,000 raste. Vendimi përcaktonte se Demjanjuk ishte pjesë e makinerisë së shfarosjes naziste. Që atëherë, janë dënuar edhe meshkujt të tjerë, sepse sipas vendimit të gjykatës, kanë qenë bashkëpunëtorë në shërbimin e tyre të rojes dhe e kanë ditur se vrasjet janë kryer në mënyrë sistematike ose se të burgosurit janë kequshqyer me qëllim që të vdisnin ("me vetëdije dhe vullnetarisht") .
Nëse ato pak çështje të mbetura do të shkojnë në gjyq, shpesh lidhet me fuqinë negociuese të njerëzve shumë të moshuar. Josef S., i cili sapo u dënua, tani është 101 vjeç dhe u mor në pyetje vetëm për disa orë në ditë gjatë nëntë muajve të gjyqit. Posaçërisht për të u ngrit një dhomë qetësie. Prandaj ky është ndoshta një nga rastet e fundit në të cilat të dyshuarit si kriminelë nazistë duhet të përgjigjen për veprimet e tyre në gjykatë.
Antoine Grumbach, babai i të cilit u vra në Sachsenhausen si luftëtar francez i rezistencës, ishte bashkëpaditës në gjyqin kundër Josef S. Pas shpalljes së vendimit, ai deklaroi i emocionuar: "Nuk do të fal kurrë". Sipas tij, askush nuk qe i detyruar të bëhej SS, çdo njeri është përgjegjës për veprimet e tij.

His 23-year-old daughter Lily sees above all as an obligation: "For my generation and future generations, if there are no more direct witnesses to this story, it is very important to keep the memory alive."
Thomas Walther, a civil rights lawyer, agrees: "Sachsenhausen can always be reproduced anywhere in the world." Therefore, according to him, "save from the beginning" is a permanent task./DW
German police say they have arrested a suspect after he wa...
Japan is facing the biggest heat wave in nearly 150 ye...
US President Joe Biden has said the United States will...
This is a prison in Ukraine where those who have not y...
The war in Ukraine is a war for influence and power. R...
Kiev Mayor Vitali Klitschko, who is in Madrid for the ...
MP Yael Braun-Pivet became the first woman to be elect...
Turkey has agreed to support Finland and Sweden's NATO...
Since the founding of the American Supreme Court in 17...
The Functional Risk Monitoring Center in the Lombardy ...
NATO leaders will gather in Madrid on June 28-30 for o...
A one-year-old child falls from the balcony to the hea...
Russian Foreign Minister Sergei Lavrov has commented o...
19 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, n...
The United States is ready to "play a constructive rol...
The 30 leaders of the NATO alliance gather in Madrid t...
The leaders of the world's richest democracies came ou...
Të paktën 49 të burgosur u vranë dhe dhjetëra të tjerë...
A 101-year-old man was sentenced on Tuesday by a German co...
Theatrical initiative "Trau Dich!" - Dare - encourages child...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details from the operation being carried out in Fier t...
The 17-year-old, who was seriously injured yesterday after...
RENEA is headed towards Roskovec after the murder that occ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Basic Court in Pristina found the former mayor of Pris...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...