web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Kosovë/ Xhaçka:Jemi të angazhuar që situata të mos përkeqësohet

2023-06-15 13:51:00, Kosova & Bota CNA

Situata në Kosovë/ Xhaçka:Jemi të angazhuar që

Ministrja e Punëve të jashtme Olta Xhaçka ka folur në Kuvend për situatën në Kosovë dhe për ngjarjen e fundit në lidhje me rrëmbimin e tre policëve.

Ajo u shpreh se mbeten të angazhuar që gjendja të mos përkeqësohet më tej.

Xhaçka ka bërë me dije se ka komunikuar me komandantin e KFOR dhe janë ën të përfundimit të hetimeve.

Ajo ka theksuar se në këtë pikë është e rëndësishme të ruhet qetësia.

Sa i përket ndalimit tëqarkullimit të mjeteve me targa serbe, Xhaçka tha se qeveria e Kosovës është shprehur se nuk ka të bëjë me masa tregtare por për siguri.

Jemi duke i ndjekur nga afër me shumë shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Jemi angazhuar fort me aleatët e partnerët që situata të mos përkeqësohet më tej. Të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova.

Kjo dobëson në mënyrë shqetësuese pozitat e Kosovës në sytë e SHBA dhe BE.Tre policët e kapur nga ushtria serbe, padyshim e ndërlikon më tej situatën. Kam komunikuar me komandantin e KFOR, jemi në pritje të përfundimit të hetimeve. Në këtë pikë është e domosdoshme që të ruhet qetësia.

Deklaratat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Lëvizja e lirë, pjesë shumë e rëndësishme e angazhimeve që kanë të gjithë vendet tona.

Qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën.  Do të dëmtonte mbi të gjitha vetë Kosovën dhe rajonin ekonomikisht, por edhe në sytë e aleatëve”, është shprehur Xhaçka./ CNA





Lajmet e fundit nga