web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

How US-Mexico border management policy is changing

2022-07-04 15:40:34, Kosova & Bota CNA
How US-Mexico border management policy is changing
Illustrative photo

After the Supreme Court upheld President Biden's administration's request to end a former President Trump-era policy that forced immigrants to wait on Mexican soil pending a decision by a U.S. court on asylum, it is expected that change the way the United States treats immigrants along the southern border. As Voice of America correspondent Arash Arabasadi reports, last week's decision coincided with the serious event of finding more than 50 dead immigrants in an abandoned truck in Texas.

Javën e kaluar në San Antonio të Teksasit, një punonjës i qytetit njoftoi strukturat e zbatimit të ligjit për atë që do të bëhej një nga tragjeditë më vdekjeprurëse në historikun e njerëzve që kalojnë kufirin e Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet federale ngritën akuza për katër persona të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të mbyllur në një rimorkio, pa ujë dhe pa ajër të kondicionuar, dhe të braktisur nga shoferi që ishte larguar duke braktisur automjetin.

Kjo ndodhi në të njëjtën javë ndërsa Gjykata e Lartë amerikane vendosi për rrëzimin e një politike të epokës së ish-Presidentit Trump, e njohur si politika e “Qëndrimit në Meksikë”.

Kjo përbën një fitore për Presidentin Joe Biden dhe sinjalizon fundin e një politike që shtrëngoi mijëra emigrantë të presin në Meksikë, ndërkohë që gjykatat amerikane shqyrtonin rastin e tyre, duke i detyruar shumë prej tyre t’i hyjnë një rrugëtimi të rrezikshëm drejt territorit amerikan.

"Jemi shumë të kënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë që mbështet angazhimin tonë për t'i dhënë fund programit ‘Qëndro në Meksikë’, i cili ka mangësi të shumta dhe shkakton tragjedi të pajustifikueshme njerëzore. Duhet të presim derisa vendimi i Gjykatës së Lartë t'i komunikohet gjykatës më të ulët”, tha për kanalin ABC, Alejandro Mayorkas, Sekretar i Sigurisë Kombëtare.

Procesi mund të zgjasë disa javë. Vendimi vjen pasi qindra mijëra emigrantë këtë vit janë përpjekur të kalojnë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit jugor.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott thotë se forcat e rendit të këtij shteti do të rrisin pikat e kontrollit të kamionëve për të shmangur një tragjedi të ardhshme si ajo në San Antonio. Ai gjithashtu thotë se faji është i administratës së Presidentit Bidenit.

Shumë nga këto vdekje mund të parandaloheshin nëse (Presidenti) Biden thjesht do të kishte financuar plotësisht operacionet e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të zbatonte politikat që i duhen Patrullës Kufitare për të bërë punën e tyre reale. Dhe puna e vërtetë nuk është përpunimi i dokumentave që u është caktuar të bëjnë. Puna e vërtetë është se si të sigurohet kufiri, dhe gjëra të tilla si inspektimi i automjetit që po transportonte njerëzit që humbën jetën”, tha zoti Abbott.

Ndërsa politika e “Qëndrimit në Meksikë” duket se së shpejti do të përfundojë, një tjetër politikë e diskutueshme e epokës së ish-Presidentit Trump që ua ka ndaluar shumë emigrantëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara – pjesë e një mase të shëndetit publik në përgjigje të pandemisë së koronavirusit – mbetet ende në fuqi.

Mexican President Andrés Manuel López Obrador at a press conference this week announced plans to meet with President Biden on July 12 to discuss immigration issues./ VOA





Lajmet e fundit nga