Norway bans Facebook and Instagram from showing personalized ads
Norway's Data Protection Authority has ordered US tech fir...

Një ushtar rus i dënuar për mosbindje ishte në mesin e një grupi rekrutësh që i akuzuan eprorët e tyre se i ngujuan në një bodrum në Ukrainën lindore, pasi ata refuzuan të luftonin, sipas një gazete të pavarur ruse.
Ata u mbajtën në bodrume me kushte johigjienike dhe me një diete të pamjaftueshme.
Dënimi i ushtarit Yevgeny Frolov në qytetin e largët lindor, Spassk-Dalny, më 13 qershor, ndodhi disa ditë pas publikimit të një videoje të re që pretendonte të shfaqte se si ushtarët rusë në Ukrainë ishin ngujuar për shkak të mosbindjes për të shkuar në vijën e frontit me pajisje dhe përkrahje të pamjaftueshme.
"Ne u ngujuam në këtë gropë pasi refuzuam të shkojmë në vijën e parë të frontit," dëgjohet një burrë jashtë kornizës duke thënë në video, e cila shfaq burra me uniforma ushtrie, të shtrirë në një dhomë të lagësht si bodrum me mure në shembje e sipër.
"Nuk ka komandantë që do të na dërgonin në vijën e parë të frontit. Nuk ka pajisje, ekipe evakuimi, radio. Na kanë hedhur në pyll sikur të ishim qen", shton burri në videon, e cila u publikua nga kanali i pavarur rus Astra, në Telegram, më 8 korrik. Trupat në videon e re të publikuar nga Astra, u identifikuan si anëtarë të Brigadës së 60-të të Veçantë të Këmbësorisë Ruse. Kjo video është dëshmia më e fundit se më shumë se dhjetëra objekte të tilla të improvizuara për mbajtje supozohet se u përdorën për t’i ndëshkuar ushtarët rusë që refuzuan të luftonin në Ukrainë.
Frolov, një ushtar i dënuar për mosbindje në një gjykatë ushtarake në Spassk-Dalny, ishte në mesin e një grupi rekrutësh që dyshohet se u mbajtën në bodrume të ngjashme në fshatin Zavitne Bazhannya, në territorin e kontrolluar nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, sipas Astra.
Radio Evropa e Lirë nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur nëse Frolov u mbajt në atë bodrum pasi refuzoi për të luftuar në Ukrainë, megjithatë në faqen e internetit të gjykatës ushtarake Spassk-Dalny thuhet se ai ishte dënuar për mosbindje.
Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim, sipas Astras, e cila citoi të afërmit dhe bashkëluftëtarët e tij.
Më 15 korrik, avokati i listuar i Frolovit nuk i është përgjigjur pyetjeve.
“Metoda barbare”
Avokatja për të drejtat e ushtarëve rusë, Yelena Popova, tha për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë se arsyeja kryesore që ushtarët detyrohen të qëndrojnë në këto burgje në fushëbetejë është se "i detyrojnë të shkojnë përsëri në front".
"Një komandant në një zonë lufte nuk ka nevojë ta burgosë një person për ta bindur, por i duhet ta detyrojë aty për aty që të shkojë në front për të vrarë dhe për t’u vrarë. Prandaj, ai përdor metoda të tilla barbare," tha Popova, duke e quajtur "thjesht mesjetare” këtë praktikë.
Një prej ushtarëve rusë, i cili dyshohet se ishte burgosur në një bodrum me Frolovin në Zavitne Bazhannya për mosbindje për të luftuar, bëri ankesë në Komisionin Hetues të Rusisë në nëntor 2022.
Ai u ankua për "llogaritje të gabuara taktike dhe strategjike nga komanda më e lartë, gënjeshtra të vazhdueshme ndaj ushtarëve në rang më të ultë, [dhe] mbështetje e pamjaftueshme mjekësore dhe materiale."
“Besimi im në komandantët është lëkundur”, shkroi ushtari Mikhail Nosov në ankesë.
Maksim Grebenyuk, avokati që e përfaqësoi Nosovin, i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë në dhjetor se i kishte disa ushtarë rusë si klientë të cilët "u hodhën në bodrume, ku mbaheshin në kushte çnjerëzore pa formalizimin e dokumenteve procedurale, dhe ndaj tyre nuk ishte ngritur akuzë."
Popova i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë se ushtarët që ndëshkohen në atë mënyrë shpesh ngurrojnë të bëjnë edhe luftë ligjore.
“Ata kanë qenë në stres për një kohë të gjatë, në kushte ku ligji nuk funksionon, dhe ku funksionon vetëm forca dhe dhuna”, tha ajo.
Të afërmit e rekrutëve në videon e bodrumit të zbuluar javën e kaluar i thanë Astras se nuk ishin në gjendje të kontaktonin me ushtarët pasi videoja u bë publike./ Rel
Norway's Data Protection Authority has ordered US tech fir...
The Prime Ministers of Serbia and North Macedonia inaugura...
The national strike of air traffic workers in Italy, which...
Mercenaries from the Russian private group Wagner are in B...
The Executive Director of the Kosovo Institute for Justice...
The German chancellor explained his policy in Berlin, at a...
Western navies must now adapt to a new type of risk. As Vo...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said on Sat...
The Kremlin has called former British Prime Minister Boris...
Concerns are growing whether Russia will agree to delay a ...
A 17-year-old risks being sentenced to imprisonment and a ...
Amid tensions in the North and strained relations with int...
Four young children who survived a plane crash in the Amaz...
Russian President Vladimir Putin has proposed to Wagner Gr...
American journalist Evan Gershkovich continues to be held ...
The United Nations said 289 children have died during the ...
The number of Czech tourists visiting Poland during the su...
Clashes between the opposition and the Vetëvendosje Moveme...
The US ambassador to Serbia, Christopher Hill, said on Jul...
Clashes have again occurred in the Assembly of Kosovo betw...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...