Plenary sessions resume with debates/ Rama present in Parliament, podium blocked
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...
Plenary sessions have resumed, with Prime Minister Edi Ram...

Gjoba prej 355 milionë dollarësh ndaj ish Presidentit Donald Trump do të prekë ndjeshëm shumën e parave të tij gjatë muajve të ardhshëm dhe do të kufizojë ndjeshëm aftësitë e tij për të marrë hua bankare.
Por si do të ndikojë vendimi gjykatësit të shtetit të Nju Jorkut tek financat e zotit Trump, ndërsa ai kërkon të marrë emërimin e Partisë Republikane për të sfiduar Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit?
VENDIMI I GJYKATËS
Gjykatësi Arthur Engoron në vendimin e tij, thekson se zoti Trump i kishte fryrë artificialisht deklaratat financiare të vlerës neto të pasurive të tij për të siguruar hua bankare me përqindje të leverdishme. Përveç gjobës monetare, gjykatësi e ndaloi zotin Trump për tre vjet që të drejtojë korporatën e tij në Nju Jork dhe dha urdhër që asnjë bankë që vepron në Nju Jork të mos i japë hua për tre vjet atij apo bizneseve të tij. Zoti Trump i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur rastin një hakmarrje politike nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, demokratja Letitia James.
NDIKIMI TEK PASURITË E PALUAJTSHME TË ZOTIT TRUMP
Zoti Trump është pronar i një rrjeti global prej rreth 500 subjektesh që përfshijnë pasuri të paluajtshme dhe sipërmarrje të tjera biznesi. Financat e ish-presidentit janë të paqarta, por revista Forbes vlerëson se pasuritë e tij neto kapin shifrën prej 2.6 miliardë dollarësh, shumica pasuri të paluajtshme. Zoti Trump dëshmoi gjatë një seance në muajin prill se kishte rreth 400 milionë dollarë në llogaritë bankare.
Megjithëse ai mund të shesë pjesë të pasurive të tij për të paguar gjobën, është e paqartë se çfarë vlere kanë pronat e tij, duke patur parasysh rënien e vlerës së pasurive të paluajtshme në sektorin komercial.
MUNDËSITË FINANCIARE TË ZOTIT TRUMP PËR TË PAGUAR GJOBËN
Vendimi që e ndalon atë të marrë hua nga bankat e regjistruara ose të autorizuara për të ushtruar aktivitet në Nju Jork mund të kufizojë rreptësisht aftësitë e zotit Trump për të siguruar fonde. Përveç kësaj gjobe prej 354.9 milionë dollarësh, zoti Trump duhet t'i paguajë 83 milionë dollarë dëmshpërblime shkrimtares E. Jean Carroll, pasi një juri e gjeti atë fajtor për shpifje ndaj saj, ndërsa ai mohoi akuzat për përdhunim në vitet 1990.
Në maj të vitit 2023 një tjetër juri në Manhatan e urdhëroi zotin Trump që t'i paguante zonjës Carroll 5 milionë dollarë dëmshpërblime të tjera, pas një gjyqi për një rast tjetër shpifjeje dhe akuzave të ngritura nga ajo për sulm seksual. Zoti Trump i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunimin e zonjës Carroll. Ai është duke apeluar vendimin e parë dhe ka thënë se do të apelojë edhe të dytin.
Zoti Trump mund të sigurojë fitime të mëdha nëse do të shiste pjesë të aksioneve që zotëron në platformën e tij të medias sociale Truth Social, vlera e së cilës është rritur ndjeshëm, ndërsa shtohet mbështetja për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Vlera e aksioneve të zotit Trump në firmën “Trump Media & Technology Group” ka shkuar në rreth 4 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të fundit. Nëse miratohet bashkimi i një firme tjetër me rrjetin social, atëherë zoti Trump mund t’i shesë aksionet e tij gjashtë muaj më vonë. Rregullatorët financiarë i dhanë një dritë jeshile marrëveshjes këtë javë, duke rritur perspektivën që ajo mund të mbyllet në gjysmën e parë të këtij viti.
PARATË E FUSHATËS PËR TË PAGUAR GJOBËN?
Paratë e fushatës nuk mund të përdoren për të paguar gjobën pasi çështja e ngritur nga prokurorja James nuk lidhet me fushatën, apo rolin politik të zotit Trump. Disa ekspertë ligjorë janë shprehur se gjoba ka të bëjë vetëm me të ardhurat personale, pavarësisht akuzave të zotit Trump dhe ekipit të tij ligjor se çështja e ngritur ndaj tij ishte e motivuar politikisht.
KUR DUHET TA PAGUAJË GJOBËN ZOTI TRUMP?
Avokatët e zotit Trump janë zotuar ta apelojnë vendimin. Atij mund t’i kërkohet që të depozitojë sasinë e plotë të gjobës, plus interesat e akumuluar gjatë procesit të apelit, gjë që është praktikë standarde në raste të ngjashme.
Zoti Trump mund të paguajë një shumë më të vogël me para të shoqëruar me vënien e pronave si kolateral, duke siguruar një lloj huaje të quajtur obligacion financiar për apelin. Por ai mund ta ketë të vështirë që të gjejë një huadhënës, pasi bazuar në vendimin e gjykatësit Engoron, zoti Trump kishte mashtruar bankat lidhur me pasuritë e tij.
Procesi në apel mund të zgjasë më shumë se një vit dhe ende nuk është e qartë nëse gjykata e apelit do ta pezullojë vendimin e gjykatësit Engoron deri në përfundimin e çështjes në apel.
ÇFARË NDODH NËSE TRUMP DËSHTON TË PAGUAJË GJOBËN?
Nëse ai shteron kërkesat në apel dhe refuzon të paguajë gjobën, zoti Trump mund të dënohet për mos-zbatim të vendimit të gjykatës dhe të marrë gjoba shtesë. Po ashtu, shteti mund të kërkojë konfiskimin e pronave të zotit Trump. Futja në burg pothuajse nuk ka gjasa të ndodhë./VOA
Music at its highest level Like the giant bow of a ship, ...
Even those of foreign origin usually speak German at home....
The European Union has agreed to a new package of sanction...
Faith in science and scientists was at the center of a stu...
The current president of the European Commission, Ursula v...
Former Honduran President Juan Orlando Hernández was once ...
Alberta in Canada is the "home" of the largest deposits of...
Oil prices fell on Tuesday amid worries about global deman...
The United States believes that Russia is developing a...
Taiwan's navy on Tuesday chased away a Chinese coast guard...
Greek farmers protested by honking their tractor horns...
The European Union on Wednesday approved its 13th pack...
China is one of the most expensive places in the world...
Since last summer, the Chinese company TikTok and othe...
German Foreign Minister Annalena Baerbock said late Tuesda...
The municipality of Tirana intends to create dedicated lan...
Ukraine is accelerating the construction of fortifications...
Russia has labeled Radio Free Europe/Radio Liberty an "und...
The mother of Alexei Navalny, the Putin critic who died in...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...