web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtatë punonjës të ndihmës ushqimore vriten në Gaza

2024-04-02 10:04:00, Kosova & Bota CNA
Shtatë punonjës të ndihmës ushqimore vriten në Gaza
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtatë punonjës të ndihmës, duke përfshirë një shtetas australian dhe një britanik, janë vrarë në Gaza. BBC raporton se ata ishin duke punuar për 'World Central Kitchen" dhe u vranë sapo kishin çuar ndihmën në një magazinë.

Themeluesi i bamirësisë José Andrés fajëson Izraelin për sulmin, ashtu si edhe zyra e medias e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Një burim mjekësor palestinez i tha BBC-së se punëtorët kishin veshur jelek antiplumb që mbanin logon e bamirësisë.

Ushtria izraelite thotë se po kryen një "shqyrtim të plotë" të incidentit, por ende nuk ka dalë me një version të saktë./CNA 





Lajmet e fundit nga