web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serbët vazhdojnë të japin dorëheqje

2022-11-07 11:09:35, Kosova & Bota CNA

Serbët vazhdojnë të japin dorëheqje

Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dorëzuar të hënën dorëheqjen e tyre në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në mëngjes jam informuar nga administrata që deputetët serbë i kanë dorëzuar mandatet - letrat e dorëheqjes”, tha shkurt Kërçeli.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se gjyqtarët serbë dhe punëtorët administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën në këtë qytet ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.

Sipas burimeve, në gjykatën në Mitrovicë të Veriut, një pjesë e stafit të administratës kundërshtuan dorëheqjet, duke thënë se ata "nuk pyeten për asgjë" dhe se "po na thuhet se çfarë të bëjmë".

Ndërkaq, punonjësit e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të hënën nuk janë paraqitur në punë, konfirmuan për REL-in, zyrtarët e kësaj prokurorie.

"Deri në këto momente [ora 10:00], asnjë zyrtarë i këtij institucioni nga radhët e komunitetit serb nuk ka dalë në punë", tha Valon Preteti, zëdhënës i kësaj prokurorie.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës përfshin territorin e Mitrovicës së Jugut, të Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrisë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka 19 prokurorë dhe 65 staf mbështetës. Nga ta janë 10 prokurorë serbë dhe 22 punonjës administrativ e staf mbështetës.

Policët serbët kanë vazhduar të dorëzojnë armët dhe prangat në stacionin policor, pasi më 5 nëntor përfaqësuesit e Listës Serbe thanë se serbët në katër komunat në veri, do të largohen nga institucionet e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, dobësojnë shërbimet për qytetarët.

Sipas Kurtit, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë, mirëpo Kurti është shprehur se Serbia “nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë”.

Lista Serbe bëri të ditur më 5 nëntor se zyrtarët serbë në Kuvend, Qeveri, pushtet lokal, Polici, gjykatë dhe institucione të tjera në veri të Kosovës do të largohen, derisa Qeveria në Prishtinë të tërhiqet nga plani i saj për targat.

Paralajmërimet e kësaj partie për largim nga institucionet erdhën pasi autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili deklaroi se nuk do të zbatonte vendimin e Qeverisë për targat.

Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj prej tre fazash për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrjen e afatit për riregjistrimin për targat.

SHBA-ja ka thënë se pajtohet me BE-në që zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikojnë përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun mes këtyre dy vendeve, nën ndërmjetësimin e bllokut evropian.

"The withdrawal of Serbs from Kosovo's institutions is not a solution to the current disagreements and has the potential to escalate tensions even more. The United States joins the EU in calling for the representatives of Kosovo and Serbia to act in accordance with the commitments made in the dialogue and to return to the institutions of Kosovo, including the police, the judiciary and the local administration," said Hill to television N1.

The Serbs were integrated into Kosovo's institutions in the field of justice and security, after Prishtina and Belgrade had reached an agreement in 2013, within the dialogue mediated by the European bloc./Rel





Lajmet e fundit nga