Kurti: Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Kosovës nuk mund të komprometohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të ishte shkatërrimtare për ishujt Maldive, është shprehur së fundmi Ministrja e Mjedisit të atij vendi. Përballë kërcënimit të rritjes së nivelit të detit, Maldivet shpresojnë të gjejnë zgjidhje përmes nismave që ulin efektet e ndryshimeve klimatike, ndërsa Kombet e Bashkuara do të mblidhen më 6 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar ndryshimet klimatike.
Ekuipazhi i anijes “RV Odyssey” po eksploron pjesë të oqeanit të panjohura më parë për syrin e njeriut. Në bordin e anijes ndodhet një ekip shkencëtarësh nga “Misioni Nekton” me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, istitut që merret me shkencat detare. Ata po mbledhin të dhëna për gjallesat detare që nga sipërfaqja e detit e deri në 1000 metra thellësi dhe do të vlerësojnë gjendjen e oqeanit. Oliver Steeds drejton Misionin Nekton.
“Qëllimi i misionit në Maldive është për të bërë studimin e parë sistematik nga sipërfaqja deri në rreth 1000 metra. Dimë shumë pak se çfarë gjallesash jetojnë në Maldive në thellësinë 30 metra e më tutje”.
Shkencëtarët do të përdorin mjete zhytëse, sisteme kamerash dhe sensorë nënujorë për të zbuluar se çfarë fshihet në thellësitë e oqeanit.
“99% e sipërfaqes së Maldiveve mbulohet nga oqeani. Ky vend është në vijën e parë të krizës klimatike, pavarësisht se njerëzit e atij vendi kanë ndikuar shumë pak në shkaktimin e ndryshimeve klimatike. Niveli i oqeanit po rritet dhe fillimisht vende si Maldivet do të ndikohen”, thotë Oliver Steeds, drejtues i Misionit Nekton.
Maldivet janë një shtet që përbëhet nga pothuajse 1,200 ishuj të shpërndarë në një sipërfaqe prej 90,000 kilometra katrorë të oqeanit. Ishujt koralorë formojnë 26 unaza, çka i japin veçoritë tërheqëse atij vendi.
“Nga perspektiva shkencore, qëllimi i misionit është të eksplorojë dhe të mbledhë të dhëna që nuk janë mbledhur më parë në Maldive”, thotë Sheena Talma, shkencëtare e Misionit Nekton.
Të dhënat e mbledhura nga misioni do të ndihmojnë qeverinë për të hartuar politika të nevojshme lidhur me veprimet që duhet të merren për të mbrojtur Maldivet dhe ekosistemet e saj të çmuara.
Ishujt Maldive janë mesatarisht 1.5 metra mbi nivelin e detit, çka do të thotë se ndryshimet klimatike paraqesin rrezik të madh për atë vend.
“Lartësia 1.5 metra mbi nivelin e detit dhe rritja e temperaturës me 2 gradë Celsius do të thotë dënim me vdekje për Maldivet dhe për shumë vende të tjera të vogla ishullore. Kriza klimatike përbën gjënë më të rëndësishme për civilizimin dhe është problemi i vetëm më i madh i gjeneratës tonë. Jemi gjenerata e fundit që mund të bëjmë një ndryshim”, thotë Shauna Aminath, Ministre e Mjedisit në Maldive.
Ujërat e cekëta rreth ishujve Maldive janë strehë e mijëra gjallesave detare, si peshku ton, peshkaqenë, breshka deti dhe ngjala. Një valë e nxehtë e Oqeanit Indian në vitin 1998 i rriti temperaturat e ujit me 4 deri 6 gradë Celsius, duke shkatërruar koralet. U deshën më shumë se 15 vjet që shkëmbinjtë koralorë të ripërtëriheshin. Një tjetër event goditi koralet në vitin 2016.
Këto valë të nxehti pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të fuqishme çka do të thotë se një ditë ky habitat mund të mos jetë në gjendje të rikuperohet.
Humbja e shkëmbinjëve koralorë së bashku me gjallesat që jetojnë në to do të ishte katastrofale për Maldivet. Sipas të dhënave zyrtare, 71 për qind e popullsisë varet tek oqeani si burimi kryesor i jetesës.
Udhëheqësit botërorë kanë bërë premtime për uljen e emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një faktor i rëndësishëm që nxit ndryshimin e klimës. Synimi është kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius. Kritikët thonë se angazhimet botërore nuk kanë shkuar deri në atë pikë sa të mbrojnë shtetet e cenuara si Maldivet./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
President Joe Biden and former President Donald Trump ...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latinos are the second largest group of voters in the ...
At least 19 people have died after a Tanzanian plane crash...
The United States is privately encouraging Ukraine to sign...
The annual summit of the United Nations on climate cha...
In North Mitrovica, one of four Serb-majority municipa...
The mayors of the northern municipalities of Kosovo, N...
At the start of the world climate conference COP27 in ...
While in Iran people are protesting in the streets, in...
Due to rising energy prices and high inflation, Italy'...
The High Representative of the EU for Foreign Affairs,...
The Deputy Secretary General of NATO, Mircea Geoana, h...
Several explosions have been reported in the southern ...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se Elon Musk ki...
The Chairman of the Alliance for the Future of Kosovo ...
House Speaker Nancy Pelosi, in her first public appearance...
Spanish police said Saturday they had seized 32 tons of pa...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, reacted after t...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Switzerland will head to the polls this Sunday to decide o...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...