The war in Ukraine / What if Republicans win in Congress?
Ukrainian troops pushed back Russian forces in the northea...

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump, kanë mbajtur tubime teksa fushata për zgjedhjet që mund ta riformësojnë Kongresin hyri në ditën e fundit.
Biden dhe Trump bënë thirrjet e fundit ndaj votuesve në Nju Jork, respektivisht në Florida.
Kohët e fundit, momentumi është zhvendosur drejt republikanëve, të cilët po përpiqen që të marrin nga demokratët kontrollin e dy dhomave të Kongresit.
Republikanët konsiderohen favorit për të fituar në Dhomën e Përfaqësuesve, por fitorja në Senat ende paraqet sfidë, kanë sugjeruar sondazhet.
Marrja e kontrollit e një prej dhomave të Kongresit nga republikanët do të paraqiste një pengesë të madhe për agjendën legjislative të presidentit Biden.
Me fushatën që përmbyllet të hënën, partia e Bidenit po bëhet gati të humbë edhe në ato pjesë të shtetit ku demokratët zakonisht dalin mirë në zgjedhje.
Biden foli para votuesve në Nju Jork të dielën, në mbështetje të guvernatores Kathy Hochul, e cila po sfidohet nga kandidati republikan, që ka mbështetjen e Trumpit, Lee Zeldin.
Hochul ka marrë mbështetjen e disa prej figurave më të njohura të demokratëve – nga ish-presidenti Bill Clinton, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton.
Gjatë fjalimit, Biden tha se zgjedhjet ishin “pikë kthese” që do të përcaktojnë 20 vjetët e ardhshëm. Ai u tha votuesve amerikanë se ata do të zgjedhin midis dy “vizioneve fundamentalisht të ndryshme për Amerikën”.
Ndërkaq, paraardhësi i tij Donald Trump, mori pjesë në një tubim në Majami, në mbështetje të Marco Rubios, që po garon edhe për një mandat. Ish-presidentit amerikan për më shumë se një orë kritikoi demokratët, duke i akuzuar se po e çojnë vendin drejt “komunizmit”.
“Demokratët duan ta shndërrojnë Amerikën në Kubën komuniste apo Venezuelën socialiste”, tha Trump.
“Të gjithë amerikanëve hispanikë në Florida dhe në mbarë vendin, ne ju mirëpresim me krahëhapur në Partinë Republikane”, shtoi ai.
Trump po ashtu vazhdoi të linte të kuptohej se do të garojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024, duke u kërkuar votuesve që të presin pjesëmarrjen e tij në tubimin e së hënës në Ohajo.
Sondazhet sugjerojnë se demokratët kanë të ngjarë që të humbin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Kontrolli i Senatit me gjasë do të varet nga rezultatet e garave të ngushta në Pensilvani, Gjorgjia dhe Nevada.
Mbi 40 milionë votues veçse kanë votuar për zgjedhjet në Kongres, që sipas ekspertëve është numër më i lartë sesa në zgjedhjet e vitit 2018.
Por, votimet me postë zakonisht marrin më shumë kohë të numërohen sesa votimet e rregullta, duke bërë që rezultatet në shumë shtete të mos jenë definitive gjatë mbrëmjes të së martës.
Në shumë shtete kyçe, sikurse Uiskonsin dhe Pensilvani, zyrtarëve zgjedhorë nuk u lejohet që të nisin numërimin e votave deri në ditën e zgjedhjeve./REL
Ukrainian troops pushed back Russian forces in the northea...
Voters in Frankfurt have ousted the city's mayor, who is f...
The UN asks the new owner of Twitter, the eccentric bi...
EU Commission President Ursula von der Leyen informed Ukra...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky has told Ukrain...
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të di...
Në 20 vitet e fundit, aziatikët në SHBA kanë përbërë g...
The United States agrees with the European Union that ...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
President Joe Biden and former President Donald Trump ...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latinos are the second largest group of voters in the ...
At least 19 people have died after a Tanzanian plane crash...
The United States is privately encouraging Ukraine to sign...
The annual summit of the United Nations on climate cha...
In North Mitrovica, one of four Serb-majority municipa...
The mayors of the northern municipalities of Kosovo, N...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Police Supervision Agency has announced the security m...
A 21-year-old man has been arrested after, together with a...
Fier Police have conducted an operation where they have cr...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Switzerland will head to the polls this Sunday to decide o...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...