web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lista Serbe i dorëzon mandatet në Kuvend

2022-11-07 10:30:00, Kosova & Bota CNA

Lista Serbe i dorëzon mandatet në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe i kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, tha për Koha.net, se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas nisjes së shpërndarjes së fletëqortimeve për targat.

Autoritetet kosovare e suspenduan Nenad Gjuriqin, drejtor i Policisë së veri, për shkak se ka refuzuar të lëshojë fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i ndërruan targat.

Dorëzimin e detyrës e kanë bërë gjatë së dielës edhe disa policë serbë në veri të Kosovës. Dorëheqja, sipas tyre, u bë për shkaqe "personale dhe morale".





Lajmet e fundit nga