Tragedy repeats in Turkey/ Truck drives into crowd of people, 8 dead and dozens injured
The tragedy is repeated in Turkey . Just a few hours ...

Lëvizja Besa ka fituar në zgjedhjen për asamblenë komunale në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, në zgjedhjet që janë mbajtur më 20 gusht.
Kjo parti që drejtohet nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka fituar ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, parti kjo që është pjesë e qeverisë së kryeministrit social demokrat, Dimitar Kovaçevski.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë, me popullatë dominuese shqiptare që ndodhet në pjesën perëndimore të vendit janë mbajtur për shkak të problemeve në funksionimin e saj për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe pamundësisë për të miratuar raportin përfundimtar vjetor të buxhetit, që sipas ligjit për vetëqeverisje lokale është i obligueshëm, në të kundërtën shpërndahet kuvendi komunal.
Këshilli komunal në Tetovë ka 31 këshilltarë dhe sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lëvizja Besa fituar mbi 30 për qind të votave nga rreth 27 mijë qytetarë që kanë dalë në votime. Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 25 për qind të votave. Në vend të tretë është radhitur VMRO DPMNE-ja, pastaj LSDM-ja, Partia Demokratike Shqiptare, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarë.
“Tetovarët pa dallim të përkatësisë etnike, poetike apo fetare të dielën votuan për vazhdimin e ndryshimit në Tetovë, për zhvillimin e qytetit, ku rinia do të ketë të ardhme dhe perspektivë”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar disfatën e partisë së tij në këto zgjedhje, duke theksuar se për të më me rëndësi se fitorja është demokratizimi dhe sundimi i ligjit në Maqedoninë e Veriut.
“Për ne me rëndësi janë proceset, më me rëndësi është që të vazhdojmë të investojnë në standardet demokratike, në sundimin e ligjit dhe shtetit juridik”, ka deklaruar Ahmeti.
VMRO DPMNE-ja ka shpallur fitoren ndaj LSDM-së në Tetovë me rezultatin 3 me 1 dhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare meqë sipas deputetit të kësaj partie Vllatko Gjorçev “në Tetovë është deligjitimuar pushteti LSDM-BDI”.
Përveç në Tetovë, të dielën zgjedhje janë mbajtur edhe në dy komuna të vogla, Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë ku nuk ka pasur kryetar të komunave për shkak të mos arritjes së pragun për daljen ë votime në zgjedhjet e vitit 2021. Këto dy komuna janë fituar nga Lidhja Social Demokrate.
Zgjedhjet e së dielës, në veçanti ato në Tetovë si një nga komunat më të mëdha të Maqedonisë së Veriut shihen si test për partitë në pushtet dhe pas fitores së lëvizjes BESA tek elektorati shqiptar dhe VMRO DPMNE-së tek ai maqedonas, pritet të rritet kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare./REL
The tragedy is repeated in Turkey . Just a few hours ...
Dozens of countries in the world, including those of t...
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtu...
The relationship between Russia and Israel is more tense t...
Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia...
Representatives of the International Atomic Energy Agency ...
After twelve hours of discussion, the Assembly of Monteneg...
French President Emmanuel Macron told his Russian coun...
The United States called on Kosovo and Serbia on Thurs...
Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar ...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh n...
Germany will temporarily lower taxes on natural gas, G...
On August 19, the Assembly of Montenegro will hold a v...
Half of US Republicans say federal law enforcement off...
Chief diplomat Josep Borell, at the press conference a...
Moti i keq që goditi veriun e Italisë ditën e enjte, k...
Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjith...
Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën ha...
The man accused of murdering writer Salman Rushdie has rep...
Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i p...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 41-year-old citizen has been arrested in Paskuqan, Tiran...
A married couple were reportedly raped this morning in Fus...
34-year-old Eglant Koçi remains missing, with authorities ...
The State Police and the Tirana Prosecutor's Office have c...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
The Vetëvendosje Movement has secured 53 seats in the Koso...
Television presenter Jeremy Clarkson has revealed that he ...
The son of imprisoned former Brazilian president Jair Bols...
Switzerland announced that the signing ceremony of the agr...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Total revenues for the period January-May 2026 reached aro...
In a sector where the number of visitors continues to grow...
Oil prices have fallen to their lowest level in nearly 15 ...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sol...