Putin's nuclear threat is real/What America should do
Even as poorly trained, poorly led and poorly supplied Rus...

Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve evropiane për t’i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se Evropa është e bashkuar dhe pa të. Emanuel Macron, ideatori i Komunitetit Politik Evropian, tha nga Praga se samiti përurues i Bashkësisë Politike Evropiane “tregon unitetin e kontinentit evropian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë”. Sipas tij synimi, pikë së pari, është “të këmbehen pikëpamjet për situatën në Evropë, por po ashtu për të ndërtuar një strategji të përbashkët”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi rëndësinë e takimit për të demonstruar unitet në rrethanat e Luftës së Rusisë në Ukrainë: “Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është shkelje brutale e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Evropë në dekadat e fundit. Është e rëndësishme që ky sulm të mos pranohet, ne nuk pranojmë që pjesë të fqinjit tonë të aneksohen”, tha Scholz.
Scholz: KPE nuk do të jetë institucion me administratë
Ndërsa, sa i përket Samitit Kancelari i Gjermanisë tha se duhet pasur kujdes që forumi i Komunitetit Politik Evropian të mos shndërrohet në një institucion të ri ndërkombëtar. “Nuk kemi të bëjmë me krijimin e një institucioni të ri me administratë dhe burokraci. Ky takim duhet të na shërbejë për të biseduar me njëri-tjetrin për gjëra konkrete”.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell tha se “Komuniteti synon të krijojë një strukturë të re sigurie, por pa Rusinë”. Borrell tha se Komuniteti Politik nuk do ta përjashtojë Rusinë përgjithmonë, por “kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend këtu”.
Komuniteti Politik Evropian, sipas Presidencës Çeke të radhës së Bashkimit Evropian nuk do të jetë zëvendësuese e procesit të zgjerimit, sidomos me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Osmani: Integrimi euroatlantik garanci për paqe
Në Samitin e Pragës, krahas shteteve anëtare të BE-së, ishin të pranishëm edhe 16 shtete jo anëtare, ndër to edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ritheksoi “orientimin strategjik të Kosovës për integrimin euroatlantik si garancia më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajon.” “Shtetet evropiane duhet të qëndrojnë të bashkuara në qëndrime dhe veprime kundër synimeve hegjemoniste dhe destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve saj në Evropë dhe në rajonin tonë në veçanti. Ky unitet duhet të tregohet përmes bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë, energjisë, luftimit të propagandës dhe sulmeve kibernetike,” ka thënë Presidentja Osmani.
Ndër shtetet e ftuara ishte edhe Serbia e cila është një nga vendet që nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Para Samitit, zyrtarë evropianë thanë se ata presin që ky takim të jetë një mundësi ku Beogradit zyrtar do t'i kërkohet sërish të respektojë politikën evropiane të sanksioneve kundër Rusisë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u tha gazetarëve se “nuk ka frikë nga ata që kërcënojnë Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se përgjigja ndaj liderëve evropianë do të jetë e denjë, e përgjegjshme, serioze dhe e gjerë”.
Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian po zhvillohen takime të ndara, mes të cilave edhe takimi i përbashkët i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Takim të ngjashëm me liderët gjermanë dhe francezë do të mbajë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vu?iç.

Komuniteti Politik Evropian, Samiti i parë i së cilit po mbahet në Pragë, është një platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron. Mbi këtë platformë janë bashkuar liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 16 vendeve të tjera evropiane, por janë lënë jashtë Rusia dhe Bjellorusia.
Një sinjal për izolimin e Rusisë dërgoi takimi edhe me shpalljen e vendtakimit të ardhshëm: pikërisht në Moldavi, e cila ndodhet në presion të vazhdueshëm të Rusisë. Gëzohemi që do të presim në pranverën e vitit të ardhshëm në kryeqytetin Chisinau krerët e shteteve evropiane, tha presidentja e Moldavisë Maia Sandu. Takimet e mëpasshme do të vijojnë në Spanjë dhe Britaninë e Madhe.
Komuniteti Politik Evropian, është një platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron. Mbi këtë platformë janë bashkuar liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane, por janë lënë jashtë Rusia dhe Bjellorusia. Sipas presidentit francez, Macron, nisma synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian./DW
Even as poorly trained, poorly led and poorly supplied Rus...
Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar sh...
Seven Russian rockets hit residential buildings in the...
Amid unconfirmed reports that a train of Russia's nucl...
Rifat Latifi, the Minister of Health of Kosovo, has re...
Immediately after the invasion of Ukraine, Volodymyr Zelen...
Spain is the favorite tourist destination for Germans abro...
Germany and Spain do not give up. The governments of both ...
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegov...
Russian President Vladimir Putin has warned that he is...
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në ...
On Tuesday, German Chancellor Olaf Scholz said a 200 billi...
Slovenia's parliament on Tuesday approved an amendment all...
South Korea's military has apologized for the failed launc...
Zëdhënësi për mediat i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov i...
The Taliban, struggling to lead Afghanistan through an eco...
Borxhi i përbashkët evropian për të luftuar një krizë të p...
Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit ukrai...
Protests continue in Iran, while the United States sai...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
A serious incident occurred this Monday morning in the vil...
Gunshots have been recorded in Mirdita. It is suspected th...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
United States President Donald Trump has announced the ach...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...