Dy rusë kërkojnë azil pasi mbërrijnë në ishullin amerikan në Alaskë
Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar sh...

Even as poorly trained, poorly led and poorly supplied Russian forces are retreating on most battlefields, the risk that the war in Ukraine will escalate into a wider conflict continues to grow.
Vladimir Putin has responded to the weakening of his military position by "annexing" 4 currently occupied regions inside Ukraine, declaring that the conflict in Ukraine is a war for Russia's survival, thereby increasing the risk of a nuclear attack.
Perëndimi po i merr parasysh këto lëvizje, si dhe sabotimin e tubacioneve të gazit nën Detin Baltik që lidh konsumatorët evropianë me gazin rus. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Xhek Salivan e ka paralajmëruar Rusinë se çdo përdorim i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike për forcat ruse.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përsëriti këtë mesazh të dielën në mëngjes. Ndërsa administrata Bajden po përpiqet të menaxhojë konfrontimin më të rrezikshëm ndërkombëtar që nga Kriza e Raketave Kubane e vitit 1962, ajo duhet ta shohë botën me sytë e Putinit.
Vetëm atëherë zyrtarët amerikane mund ta kuptojnë se sa seriozisht duhet të marrin kërcënimin bërthamor, dhe të përgatisin një përgjigje të përshtatshme. Ndërsa presidentët amerikanë që nga Xhorxh Ë.Bush e këtej nuk kanë arritur që të vlerësojnë si duhet përmasat e armiqësisë së Putinit ndaj SHBA-së, presidenti rus nuk është dhe aq i vështirë për t’u lexuar.
Ashtu si një personazh diabolik nëpër filma, Putin nuk mund t’i rezistojë tundimit të ndarjes së detajeve mbi planet e tij mbi pushtimin e botës, dhe as që e fsheh axhendën e tij. Në ceremoninë e së premtes së kaluar që shënonte “aneksimin” e paligjshëm dhe të pavlefshëm të 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia, ai shpalosi botëkuptimin dhe ambiciet e tij në një fjalim rrëqethës dhe të jashtëzakonshëm, të cilin duhet ta lexojë çdo politikë-bërës në SHBA.
Putin e sheh politikën e sotme globale si një luftë midis një Perëndimi grabitqar dhe dominues, dhe pjesës tjetër të botës që është e vendosur t’i bëjë rezistencës arrogancës dhe shfrytëzimit nga perëndimorët. Sipas tij Perëndimi është cinik dhe hipokrit, dhe përkushtimi i tij i deklaruar ndaj “vlerave liberale” është një mashtrim.
Për presidentin rus Perëndimi nuk është një koalicion i të barabartëve. Ai përfaqëson dominimin e “anglo-saksonëve të këqij” mbi evropianët dhe Japoninë. Putin e sheh sistemin botëror aktual të udhëhequr nga amerikanët si pasardhësin e Perandorisë Britanike, dhe fajëson fuqitë anglo-saksone apo anglisht-folëse për një mori të këqijash, nga tregtia e skllevërve përreth Atlantikut tek imperializmi evropian, dhe deri tek përdorimi i armëve bërthamore në Luftën e Dytë Botërore.
Ky sulm ndaj lakmisë, brutalitetit dhe hipokrizisë “anglo-saksone” nuk është unik për Putinin. Ai po kopjon skenarin e zhvilluar gjatë qindra viteve nga kundërshtarët e kapitalizmit liberal britanik dhe amerikan dhe pushtetit gjeopolitik. Napoleoni mund të kishte mbajtur pjesë të mëdha të këtij fjalimi.
Figura shumë të ndryshme si Kajzeri Vilhelmi II, Adolf Hitleri si dhe Josif Stalini, liderët perandorak japonezë si Hideki Tojo, Ajatollah Ruhollah Khomeini i Iranit dhe Osama bin Laden, ndanin pjesën më të madhe të kritikës së Vladimir Putin.
Versionet e tij mund të dëgjohen në shumë kampuse universitare, dhe luajnë një rol të rëndësishëm në jetën intelektuale dhe kulturore të shumë vendeve dhe lëvizjeve post-koloniale në mbarë botën. Mbështetja tek kjo pakënaqësi e përhapur ndaj Perëndimit liberal, i jep mundësinë Putinit të tërheqë rrymat e opinionit në Rusi dhe përtej, që i tejkalojnë kufijtë normalë ideologjikë.
Rusët që janë nostalgjikë për Bashkimin Sovjetik, mund të bashkëpunojnë me kënaqësi me rusët që dëshirojnë Carët e dikurshëm. Tradicionalistët e krishterë ortodoksë, mund të kenë një kauzë të përbashkët me islamikët anti-perëndimorë. Ajo bazohet tek “Kolona e Pestë” anti-liberale që Putin shpreson të krijojë në Perëndim.
Por kjo vlen edhe për afrikanët, latino-amerikanët dhe aziatikët, të cilët janë të zemëruar me pasurinë dhe fuqinë e vazhdueshme të Perëndimit. Ndërtimi i një fronti global kundër fuqisë perëndimore dhe veçanërisht amerikane, është thelbësore për politikën e jashtme ruse dhe kineze.
Versioni i Putinit mbi botëkuptimin anti-amerikan, i jep një rol të veçantë Rusisë. “Dëshiroj t’ju kujtoj se në të kaluarën, ambiciet e dominimit botëror janë shkatërruar vazhdimisht falë guximit dhe rezistencës së popullit tonë”- deklaroi Putin në Kremlin në fjalimin e të premtes së kaluar.
Në këtë këndvështrim, Rusia është mburoja e pjesës tjetër të botës kundër agresionit dhe dominimit perëndimor. Dhe për Putinin, pushtimi i Ukrainës është një hap thelbësor në ruajtjen e aftësisë së Rusisë për të përmbushur misionin e saj historik:frenimin e ambicieve të Perëndimit perandorak.
Administrata Bajden duhet të mos harrojë se për Putinin beteja në Ukrainë, është vetëm një pjesë e një lufte globale kundër rendit botëror të udhëhequr nga Amerika. Dhe nëse lufta në Ukrainë po ecën keq për Rusinë, skena globale është më inkurajuese për të.
Ndërsa NATO është forcuar dhe - falë anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë - është gati të zgjerohet, rendi global, tashmë i tronditur nga pandemia Covid1-9, ka marrë një tjetër goditje këtë vit. Të paktën pjesërisht për shkak të luftës së zotit Putin, tregjet financiare janë në kaos.
Evropa përballet me një përzierje të frikshme të inflacionit dyshifror dhe kostove shumë të larta të karburantit, të cilat i bëjnë të paqëndrueshme ekonomikisht industritë e rëndësishme që kërkojnë shumë energji. Rritja e çmimeve të ushqimeve, karburanteve dhe plehrave kimike në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Afrikë, kërcënon të prodhojë vuajtje të mëdha sociale dhe trazira politike.
Putini mund të shpresojë në mënyrë të arsyeshme, se me kalimin e kohës këto probleme do ta dëmtojnë kohezionin brenda aleancës perëndimore. Kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, po shtohen së bashku me synimet e Putinit në Ukrainë, por dhe me fushatën e tij më të madhe kundër rendit botëror të udhëhequr nga Amerika.
Presidenti rus shpreson se armët bërthamore, mund të ndryshojnë ekuilibrin ushtarak në terren, dhe se frika e luftës bërthamore mund ta detyrojë Uashingtonin të refuzojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Kërcënimi me përdorimin e armëve bërthamore, mund ta ndajë Evropën midis qeverive që do të kërkojnë “paqe me çdo çmim”, dhe qeverive në vendet më afër Rusisë, vendosmëria e të cilave për t’i rezistuar shantazheve bërthamore vetëm sa do të rritej. Por ka edhe një konsideratë tjetër.
Që nga ngjitja në krye të vendit, Putin ka qenë i frustruar për shkak të paaftësisë së tij për ta përkthyer arsenalin e jashtëzakonshëm në armë bërthamore në një fuqi politike reale në skenën botërore. Armët bërthamore e bënë Bashkimin Sovjetik një superfuqi. Putin do që ta rikthejë këtë staturë.
Garantimi i lëshimeve të rëndësishme nga Perëndimi, përmes shantazhin bërthamor mbi Ukrainën, do të ishte një hap i madh përpara në qëllimin e tij për të rifituar vendin që kishte dikur Bashkimit Sovjetik në çështjet botërore. Dhe asnjë nga këto nuk është një lajm i mirë për administratën Bajden.
Dorëzimi ndaj shantazhit rus mbi Ukrainën, do të ishte një goditje e fortë për besueshmërinë dhe fuqinë amerikane jashtë shtetit, dhe do të ishte një shenjë dobësie edhe për amerikanët që e kanë brohoritur Ukrainën. Por frenimi i një sulmi rus, përfshin edhe rrezikun e një angazhimi të thelluar amerikan në një luftë në përshkallëzim e sipër.
Putin's armies are withdrawing from most of the frontline in Ukraine. His domestic support in Russia appears threatened. But the threat he poses to vital American interests should not be underestimated, while the threat that he will use nuclear weapons in Ukraine is real.
Translated and adapted by CNA.al
Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar sh...
Seven Russian rockets hit residential buildings in the...
Amid unconfirmed reports that a train of Russia's nucl...
Rifat Latifi, the Minister of Health of Kosovo, has re...
Immediately after the invasion of Ukraine, Volodymyr Zelen...
Spain is the favorite tourist destination for Germans abro...
Germany and Spain do not give up. The governments of both ...
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegov...
Russian President Vladimir Putin has warned that he is...
Kardiologu i njohur maqedonas, Zhan Mitrev, njëherësh ...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar në ...
On Tuesday, German Chancellor Olaf Scholz said a 200 billi...
Slovenia's parliament on Tuesday approved an amendment all...
South Korea's military has apologized for the failed launc...
Zëdhënësi për mediat i Vladimir Putinit, Dimitri Peshkov i...
The Taliban, struggling to lead Afghanistan through an eco...
Borxhi i përbashkët evropian për të luftuar një krizë të p...
Presidenti amerikan, Joe Biden i tha presidentit ukrai...
Protests continue in Iran, while the United States sai...
Former Bulgarian Prime Minister Boyko Borissov, whose ...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was reported this Monday on the Fier-Labofshë ...
A serious incident occurred this Monday morning in the vil...
Gunshots have been recorded in Mirdita. It is suspected th...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Russia has struck the UNESCO-protected Kyiv-Pechersk Lavra...
United States President Donald Trump has announced the ach...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...