LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi iranian, Netanyahu “shpërfill” Britaninë dhe Francën

2024-04-17 16:25:00, Kosova & Bota CNA
Kërcënimi iranian, Netanyahu “shpërfill”
Kyeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kyeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u takua me ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe Gjermanisë dhe i falënderoi për ndihmën e dhënë ndaj Izraelit, tha se vendi i tij do të marrë vendimet e veta për sigurinë. 

"Ne do të marrim vendimet tona", theksoi Benjamin Netanyahu, në një kohë kur Perëndimi po bën thirrje të njëpasnjëshme për përmbajtje pas sulmeve nga Irani. 

“Aleatët tanë po bëjnë sugjerime dhe këshilla të ndryshme, unë e vlerësoj këtë, por dua ta bëj të qartë se ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur veten”, shtoi ai.

Kreu i shtetit izraelit më herët i bëri thirrje të gjithë botës, për t'iu kundërvënë kërcënimit që paraqet regjimi i Teheranit, gjatë takimeve me ministrat e jashtëm britanik dhe gjerman që pati sot në Jerusalem.

“E gjithë bota duhet të punojë urgjentisht dhe me vendosmëri kundër kërcënimit të paraqitur nga regjimi iranian, i cili kërkon të minojë stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha Isaac Herzog për X.

Ai tha se kishte një diskutim shumë të ngrohtë me David Cameron, por edhe me Analena Burbock, ministrat e parë të jashtëm që vizituan Izraelin që nga sulmi i paprecedentë i Iranit ndaj Izraelit fundjavën e kaluar./CNA 

Lajmet e fundit nga