LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 300 shtetas të Kosovës mbahen të bllokuar nga Serbia në pikëkalimin me Kroacinë

2024-04-17 09:47:00, Kosova & Bota CNA
Mbi 300 shtetas të Kosovës mbahen të bllokuar nga Serbia në
Pikëkalimi me Kroacinë


Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli njofton se pala serbe po mban të bllokuar katër autobusë me udhëtarë të Kosovës në pikëkalimin me Kroacinë.

Sipas tij, ky veprim i Beogradit po ndodh si hakmarrje dhe shprehje nervozizmi pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të Kosovës.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shprehet Haxholli. 

Ai sqaron më tej, se Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me palën e Kosovë për këtë situatë.

"Kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljës së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”, u shpreh ai./CNA 

Lajmet e fundit nga