LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina me trupin e Navalny-t mbërrin në Moskë, qytetarët: Ju nuk kishit frikë, as ne nuk kemi

2024-03-01 12:27:00, Kosova & Bota CNA
Makina me trupin e Navalny-t mbërrin në Moskë, qytetarët: Ju
Makina kur ndodhet trupi i Navalny-t

Makina e varrimit që mban arkivolin e Alexei Navalny ka mbërritur jashtë kishës në juglindje të Moskës, ku do të mbahet shërbimi i tij funeral.

Ekipi i Navalny ka thënë se ka probleme me mbulimin e internetit në celular, gjë që e bën të vështirë transmetimin e pamjeve live.

“Ju nuk kishit frikë dhe ne nuk kemi frikë”, thërrisnin njerëzit, teksa makina me arkivolin u fut brenda kishës për shërbimin mortor.

Ka një prezencë të fortë policie në qytet, me roje të maskuar të vendosura rreth një gardh rrethuer. 

Një numër personalitetesh të huaja, përfshirë ambasadorin e SHBA-së janë parë pranë kishës. 

Udhëheqësi i opozitës ruse vdiq në një burg të Arktikut, ku ishte mbajtur me akuza të motivuara politikisht. Familjarët akuzojnë Vladimir Putin për si shkaktar të vdekjes së tij./CNA 

 

Lajmet e fundit nga