web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump critic Liz Cheney loses Wyoming Republican primary

2022-08-17 18:49:40, Kosova & Bota CNA
Trump critic Liz Cheney loses Wyoming Republican primary
Legislator Liz Cheney

Legislator Liz Cheney, Donald Trump's fiercest Republican opponent in Congress, was defeated in the party's primary on Tuesday by a little-known rival but supported by the former president. Lawmaker Cheney, who played a prominent role in the investigation into the Jan. 6 attack on Congress, appears to have ended her political career, at least for now, as she considers entering the presidential race. of the year 2024.

Ligjvënësja Liz Cheney pranoi humbjen ndaj kundërshtares së saj të mbështetur nga ish presidenti Donald Trump, Harriet Hageman, në zgjedhjet paraprake republikane të së martës në shtetin Uajoming për vendin e vetëm të këtij shteti në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ish presidenti Trump e kishte vënë si objektivin e tij kryesor mposhtjen e zonjës Cheney që kur ajo iu bashkua nëntë republikanëve të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve në votimin për ta shkarkuar atë për nxitjen e sulmit të 6 janar 2021, ndaj Kongresit.

Zonja Cheney iu drejtua mbështetësve të saj, duke e cilësuar humbjen në garë si fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e saj politike.

“Duhet ta kemi shumë të qartë kërcënimin me të cilin përballemi dhe çfarë duhet të bëjmë për ta mposhtur atë. E kam thënë që nga 6 janari, se do të bëj gjithçka që është e nevojshme që Donald Trumpi të mos jetë më kurrë pranë Zyrës Ovale – më besoni”.

Duke pranuar humbjen e garës, zonja Cheney tha se nuk ishte e gatshme "të pranonte gënjeshtrën e Presidentit Trump për zgjedhjet e 2020" për të fituar zgjedhjet paraprake.

"Fitorja do të kërkonte që unë të mbështesja përpjekjet e tij të vazhdueshme për të shthurur sistemin tonë demokratik dhe për të sulmuar themelet e republikës sonë. Kjo ishte një rrugë që nuk mundja dhe nuk do ta merrja".

Në fjalimin e saj të fitores kandidatja Harriet Hageman falenderoi ish presidentin Trump për mbështetjen që i dha fushatës së saj.

“Nuk e arrita fitoren vetëm. Natyrisht, ne të gjithë i jemi shumë mirënjohës Presidentit Trump, i cili e di se Uajoming ka vetëm një përfaqësues në Kongres dhe duhet ta bëjmë që ky vend t’ia vlejë“, tha kandidatja për në Kongres Harriet Hagerman.

“Liz Cheney duhet të ketë turp nga vetja, për mënyrën se si veproi, për fjalët dhe veprimet e saj të neveritshme ndaj të tjerëve”, tha zoti Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, pasi zonja Cheney pranoi humbjen e saj.

Ligjvënësja Cheney tashmë po sheh përpara drejt një të ardhmeje politike përtej Kongresit, që mund të përfshijë një kandidim presidencial në vitin 2024, e që mund ta vendosë atë potencialisht në një kurs tjetër përplasjeje me zotin Trump.

In another race, Sen. Lisa Murkowski, another Republican challenging the former president, overcame a hurdle in her home state of Alaska. She will face former President Trump-backed challenger Kelly Tshibaka in the Nov. 8 congressional election, as both candidates advanced in the state's nonpartisan primary.

Also in Alaska, Sarah Palin, the former governor and 2008 vice presidential candidate who has been endorsed by Mr. Trump, faced Republican Nick Begich III and Democrat Mary Peltola. The winner will be announced on August 31st.

The winner of this race will finish the term of legislator Don Young, who died in March./ VOA





Lajmet e fundit nga