web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bombings near the nuclear power plant / Russian expert: Zaporizhzhia could be another "Fukushima"

2022-08-17 15:47:21, Kosova & Bota CNA
Bombings near the nuclear power plant / Russian expert: Zaporizhzhia could be
Zporizhzhia, Ukraine

Ukrainian officials and those deployed by Russia have reported bombings near Europe's largest nuclear power plant over the past 48 hours. Both sides blame each other as the world's nuclear watchdog warned of catastrophe if the fighting does not stop. Russia and Ukraine have traded accusations this month over the Zaporizhzhia nuclear power plant in southern Ukraine, which occupies a large swath on the southern bank of a reservoir on the Dnipro River.

Ekspertët bërthamorë janë të shqetësuar se luftimet mund të dëmtojnë rezervuarët me karburantin e harxhuar të centralit ose sistemin e ftohjes për reaktorët.

Radiokimisti rus dhe eksperti bërthamor Boris Zhuikov nga Instituti për Kërkime Bërthamore në Akademinë Ruse të Shkencave i tha agjencisë së lajme “Reuters” se bombardimet pranë kompleksit bërthamor të Zaporizhzhias mund të dëmtojnë sistemin e ftohjes së reaktorëve të tij.

“Nuk po flasim për një situatë ku do të kishte një numër të konsiderueshëm vdekjesh. Por, mund të jetë e nevojshme të zhvendosim një pjesë të popullatës në një territor prej dhjetëra kilometrash. Gjithashtu duhet të bëhet kontrolli i rregullt i nivelit të rrezatimit në plazhet e Detit të Zi dhe, natyrisht, përgjatë lumit Dnipro”, tha zoti Zhuikov.

Nëse kjo do të ndodhte, një aksident i 'llojit të Fukushimës' mund të ishte i mundur, tha ai.

“Bombardimet mund të dëmtojnë termocentralin bërthamor, sigurisht që kjo është e vërtetë. Por ka shumë të ngjarë që nuk është vetë reaktori ai që do të dëmtohet. Reaktori është i mbrojtur mirë. Mund të dëmtohet sistemi i ftohjes , si rezultat i të cilit, në parim, është i mundur një aksident mjaft i rëndë, jo në nivelin e Çernobilit, por në nivelin e Fukushimës” tha më tej zoti Zhuikov.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA), po kërkon qasje në termocentral.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar përrreth Zaporizhzhias.

Kombet e Bashkuara thonë se e kanë kapacitetin logjistik dhe të sigurisë për të mbështetur një vizitë të IAEA-s, nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu zhvilloi një telefonatë me zotin Guterres për të diskutuar kushtet për funksionimin e sigurt të uzinës, thuhet në një njoftim nga kjo ministri.

"Në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë dhe drejtuesit e saj, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që specialistët e IAEA-s të jenë në stacion dhe të japin një vlerësim të vërtetë të veprimeve shkatërruese të palës ukrainase," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Rusia e mori nën kontroll stacionin bërthamor të Zaporizhzhia në mars, menjëherë pasi dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në atë që Moska e quan një "operacion special ushtarak"./ VOA





Lajmet e fundit nga