US First Lady Jill Biden tests positive for COVID-19
US First Lady Jill Biden tested positive for the COVID...

Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” më 16 gusht dorëzoi në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Prishtinë kallëzim penal për krime lufte ndaj tashmë nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq.
Shkëndije Hoda, përfaqësuese e kësaj organizate, tha se kanë mbledhur dëshmi civile për, siç tha ajo, krime që dyshohet se Deliq i ka kryer ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë.
“Në fakt janë tri kallëzime penale të bashkëngjitura me disa dokumentacione faktike, një lloj ditari i operimit të brigadës”, tha Hoda.
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës së 549 të ushtrisë jugosllave.
Hoda tha se kanë besim që organet e drejtësisë do të kryejnë punën në hetimin e këtyre krimeve, duke marrë për bazë dëshmitë që i ka ofruar kjo organizatë.
Sipas përfaqësuesve të organizatës që dorëzoi sot kallëzimin penal, civilë nga rrethi i qytetit të Gjakovës e kanë identifikuar Deliqin si person që “ka kryer krime lufte”.
Ndryshe, Bozhidar Deliq, fëmijërinë e hershme e ka kaluar në fshatin e tij të lindjes, Lugbunar të Gjakovës dhe më pas është zhvendosur në Beograd ku dhe përfundoi akademinë ushtarake.
Më 2 gusht, anëtarët e Kuvendit serb zgjodhën shtatë nënkryetarë, në mesin e të cilëve edhe Bozhidar Deliq nga koalicioni NADA (Shpresa).
Për zgjedhjen e tij në këtë post kishte reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ajo tha se Deliq ka qenë i përfshirë në luftën në Kosovë.
Osmani tha se nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Serbisë ishte “komandanti i një brigade ushtarësh që masakruan mijëra kosovarë”.
Radio Evropa e Lirë ka intervistuar banorët e dy fshatrave Tërrnje dhe Landovicë, ku dyshohet që janë kryer krime kundër popullsisë civile shqiptare nga brigada që udhëhiqte Deliq. Ata shprehën mllef dhe zemërim që deri më tani ai nuk është përballur me drejtësinë.
Ndërkaq, Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, që heton krimet e luftës, ka ngritur dy kallëzime penale kundër Bozhidar Deliq për ato që ata tha se ishin krime në Kosovë.
Deri më tani nuk ka nisur ndonjë proces penal ndaj tij në Serbi./ REL
US First Lady Jill Biden tested positive for the COVID...
Moscow blamed saboteurs today for a series of explosio...
A court in Russia fined the lead singer of the classic...
The US military announced today that it conducted a test of ...
Finland has announced that it will reduce the number of tour...
Donald Trump "respectfully" asked on his social platform "...
A dog in Paris has contracted monkeypox after sleeping in th...
Një fëmijë tre-vjeçar përfundoi në spital në gjendje të rënd...
The United States and South Korea next week are expected t...
The upcoming meeting in Brussels of the leaders of Kosovo ...
Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiwa...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hë...
Zëvendëspresidenti, William Ruto është shpallur fitues i z...
Një sërë protestash kanë nisur ditën e sotme në disa q...
The Ministry of Economy announced on Monday afternoon ...
It seems that the citizens of Kosovo will not wait for...
Tehran said Salman Rushdie is guilty of stabbing him, ...
The European Union has expressed concern about the stateme...
Një vit pas rrëzimit të Qeverisë afgane të njohur ndërkomb...
Forty-two countries from around the world have signed a de...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Criminal proceedings have been initiated against 16 protes...
SN, who was raped today with his wife near his apartment i...
An operation carried out by Durres Customs in cooperation ...
The crackdown on Albanian cocaine trafficking "lords" by S...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
The US and Iran are expected to officially sign a memorand...
The Vetëvendosje Movement has secured 53 seats in the Koso...
Television presenter Jeremy Clarkson has revealed that he ...
The son of imprisoned former Brazilian president Jair Bols...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
The Albanian economy is facing a new increase in inflation...
Total revenues for the period January-May 2026 reached aro...
In a sector where the number of visitors continues to grow...
Oil prices have fallen to their lowest level in nearly 15 ...