Small nuclear reactors soon on the market
Small nuclear reactors, which produce only one-hundredth o...

Në Tiranë, pesë Dhoma Tregtie, perëndimore dhe vendase shprehën sot shqetësimin e tyre për klimën aktuale të biznesit, duke e cilësuar atë si “joefektive, dhe si një ndër sfidat kryesore të sipërmarrjes”.
Dhoma Amerikane, Gjermane, Franceze, Italiane si dhe Konfindustria shqiptare kërkojnë strategji zhvillimi mbi investimet në Shqipëri për të nxitur punësimin, luftë kundër korrupsionit, besueshmëri në prokurimet publike dhe dialog me grupet e interesit.
Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham), Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Dhoma Franceze e Tregtisë dhe Confindustria Albania publikuan të martën një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë se mjedisi aktual i biznesit në Shqipëri ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme.
Ato i bënë thirrje Kuvendit, qeverisë dhe agjencive të tjera publike që të angazhohen me reforma gjithëpërfshirëse në ekonomi dhe investime.
Drejtuesja e revistës ekonomike Monitor, Ornela Liperi, thotë se deklarata e përbashkët është një kambanë alarmi mbi problemet e vërteta të ekonomisë, që fakti që kaq shumë dhoma tregtie janë bërë bashkë për të renditur pengesat njëzëri tregon se situata shumë shqetësuese.
Por, sipas saj, ka një kontrast të thellë mbi mënyrën si e shohin ekonominë investitorët e huaj, - si një ekonomi me rritje të paqëndrueshme - dhe mënyrës se si e sheh qeveria, e cila mbahet pas disa shifrave për rritje ekonomike, që vjen nga ndërtimet dhe pasuritë e paluajtshme.
“Ne kemi një ekonomi që në fasadë të gënjen, sepse duket sikur po rritet, por nga brenda është që, për të mos thënë e kalbur, është një ekonomi primitive, e vjetëruar, ekonomi që nuk prodhon mirëqenie. Ka shifra rritje, por nuk sjell mirëqenie. Sa kohë që ne nuk i shohim gjërat nga A-ja, duke bërë reforma strukturore në ekonomi, sa kohë që ne nuk shohim të dënohet korrupsioni, situata do të vazhdojë po njësoj”, thotë zonja Liperi.
Dhomat e Tregtisë me anëtarësi biznesesh të lidhura me SHBA-të, Gjermaninë, Italinë dhe Francën kërkuan “miratimin e një strategjie investimi për të reduktuar ndjeshëm pengesat burokratike”, një sistem për lëshimin e lejeve si dhe nxitjen e projekteve të bazuar mbi shumën e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ato kërkuan zbatimin e një pakete për luftën kundër korrupsionit, me masa kundër ryshfetit sipas standardeve të OECD-së dhe me transparencë të agjencive publike.
“Kjo do të rriste ndjeshëm besimin e komunitetit të biznesit në përgjithësi dhe veçanërisht të kompanive të huaja që investojnë në Shqipëri”, theksohet në deklaratë.
Drejtuesi i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se klima e biznesit në vend është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit dhe kjo pranohet gjerësisht nga ekspertët e ekonomisë, sidomos në pjesën që lidhet me korrupsionin, me institucionet, me ligjet, me rregullimin e tregjeve dhe garantimin e konkurrencës. Korrupsioni mbetet, sipas tij, emëruesi i përbashkët i deklaratës së pesë Dhomave të Tregtisë, sepse ai ka arritur në kapjen e shumë niveleve të shtetit.
“Nuk flasim më për korrupsion të policit, të mjekut, të mësuesit, që kanë përhapur në të shkuarën e afërt, por tani flasim për ligje që hartohen për individë dhe kompani, për penetrim në infrastrukturën publike të krimit të organizuar dhe kapitale me origjinë kriminalitetin. Flasim tani për para të pista në ndërtime, në lojërat e fatit e ndoshta në sistemin banker. Këto veprime ngrejnë pikëpyetje shumë të mëdha për ardhmërinë mbi normalitetin ekonomik dhe demokratik të vendit”, thotë zoti Preçi.
Midis kërkesave prej pesë Dhomave të Tregtisë renditet edhe nevoja për një reformë që të rritet besueshmëria dhe rezultatet e prokurimeve publike.
“Duhen miratuar Standardet e të Dhënave të Hapura të Kontraktimit (Open Contracting Data Standards) në proceset e prokurimeve, duke eliminuar “përjashtimet e veçanta” nga prokurimi i fondeve publike”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.
Krahas transparencës me gazetarët dhe shoqërinë civile mbi procesin e prokurimeve, ata kërkuan konsultime publike me qytetarët dhe grupet e interesit gjatë zbatimit të ligjeve dhe vendimeve të qeverisë.
Ekspertët pohojnë se Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i varfër në Europë, me pagën mesatare më të ultën në Europë, por qeveria nuk reflekton ndaj vështirësive të biznesit, nuk e merr seriozisht situatën, justifikohet pas disa shifrave, që nuk sjellin nuk mirëqenie të vërtetë, duke propozuar zgjidhje sipërfaqësore, dhe duke nënvlerësuar largimin masiv të forcës punëtore, një shqetësim i madh për të gjithë.
Zonja Liperi e revistës Monitor thotë se Shqipëria po ndjek modelin e zhvillimit rastësor të ekonomisë, me korrupsion të lartë dhe kjo ka sjellë gjendjen aktuale problematike.
“Çështjet e ngritura dihen nga të gjithë. Dihet shumë mirë që prej shumë vitesh Shqipëria ka nevojë për një model të ri të ekonomisë. Dihet se avantazhi konkurrues nuk mund të jenë më kostoja e ulët e fuqisë punëtore. Dihet që korrupsioni është shumë i lartë. Dihet që ne duhet të tërheqim investime të huaja me vlerë të shtuar. Dihen të gjitha, por nuk bëhen, sepse ka një mungesë vullneti nga qeveria, apo ka një vetëkënaqje nga ato shifra rritje, që janë vetëm një lustër e asaj që ndodh realisht në ekonominë shqiptare”, thotë zonja Liperi.
Dhomat e Tregtisë kërkuan goditjen e informalitetit në ekonomi, mosndryshimin e ligjeve tatimore në periudha më pak se 4 vjet, si dhe modernizimin e sistemit të taksave sipas standardeve ndërkombëtare.
“Kjo reformë do të krijojë një regjim taksimi më të parashikueshëm dhe më të qëndrueshëm, për të tërhequr investimet e huaja dhe ato vendase”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Dhomave.
Organizatat e sipërmarrjeve propozuan që një Këshill i ri Ekonomik Kombëtar të mbështesë investimet e huaja të drejtpërdrejta, duke shërbyer si platformë për dialog dhe bashkëpunim midis sektorëve publik dhe privat, për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe për krijimin e një klime më të favorshme investimesh.
“Këto reforma të propozuara do të krijojnë një mjedis biznesi më të favorshëm në Shqipëri, do të tërheqin investime të huaja të drejtpërdrejta dhe do të lehtësojnë tranzicionin e Shqipërisë në BE dhe tregjet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Dhomave të Tregtisë.
Zoti Preçi thotë se shqetësimet e qarqeve të biznesit lidhen me mungesën e strategjive zhvillimore, si dhe moszbatimi i atyre strategjive që janë hartuar me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.
Goditjen më të madhe, sipas tij, e ka marrë konkurrueshmëria, e cila ka rënë në nivele shqetësuese. Po ashtu, rritja e borxhit e fokusuar tek kontratat PPP, shton zoti Preçi, ka ndikuar në faktin që vendi është më pak tërheqës për investime, sepse po largohen investitorë me origjinë nga vendet e europiane dhe perëndimore dhe ata po zëvendësohen me kompani nga Turqia, Kina dhe vendet arabe.
“Për një numër arsyesh kryesisht të brendshme, qeverisja ka notuar në tehun midis ligjshmërisë dhe paligjshmërisë dhe tani në janë në rendin e ditës problemet që kanë të bëjnë me strategjitë e zhvillimit, me respektimin e kuadrit ligjor sa i takon pronës, me nevojën për një luftë efikase kundër korrupsionit, si dhe me një dialog të vërtetë dhe jo fals me komunitetin e biznesit”, thotë zoti Preçi.
Raportet ndërkombëtare e përmendin korrupsionin në Shqipëri si një dukuri e vazhdueshme në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimet publike si dhe partneritetet publike - private.
Përfaqësuesit e qeverisë pohojnë se përgjegjësia e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion është individuale para gjykatës, dhe se lufta kundër korrupsionit po jep rezultatet e para pas reformës në sistemin e drejtësisë, prej të cilit kanë pritshmëri të larta qytetarët dhe institucionet vendase e ndërkombëtare./ VOA
Small nuclear reactors, which produce only one-hundredth o...
The White House has said it is concerned about the possibi...
European Union officials said on Tuesday that Kosovo and S...
The Police of Kosovo have reacted in relation to the claim...
The trial against the former leaders of the KLA will c...
Russia has denied US consular officials access to Wall...
President Joe Biden on Monday signed a House bill endi...
The release of highly classified US documents about th...
A shooting has occurred in Louisville, Kentucky. As a ...
After the indictment of former President Donald Trump in N...
Latest developments: • Two killed in Zaporizhia after a R...
The Taliban in northwestern Afghanistan's Herat provin...
All the miners who were trapped in the Trepca Mine hav...
US officials are working to identify the source of classif...
Gunfire has been reported outside a bank in the American c...
The right-wing movement Dveri, on April 10, called on ...
Rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetu...
Over the past 75 years, the Germans have rebuilt Europ...
Young people in Europe are more at risk of falling into...
The Minister of Foreign Affairs, Ivica Dacic, has stat...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Kosovo citizens are voting in new snap parliamentary elect...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...