web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Armaments company Rheinmetall will produce more ammunition

2022-12-17 09:31:28, Kosova & Bota CNA

Armaments company Rheinmetall will produce more ammunition

German arms giant Rheinmetall is building a new factory to produce more ammunition in Germany and supply the German Bundeswehr independently. According to a report by the German news agency dpa, the arms company confirmed that the systems for the so-called medium-caliber munitions are expected to be ready in January. Earlier in Berlin there were angry notes over the Swiss veto against the shipment of ammunition from Germany to Ukraine. The planned export of old stockpiles of weapons needed for Gepard anti-aircraft tanks requires the approval of the Swiss government, which has rejected this request citing its neutrality.

Kompania Rheinmetall me bazë në Dusseldorf vuri në dukje se Gjermania ka nevojë për municione të konsiderueshme për të plotësuar boshllëqet e krijuara për shkak të dërgimit të tyre në Ukrainë. Këto boshllëqe duhet të plotësohen në përputhje me kriteret e NATO-s. Një zëdhënës i kompanisë së armatimeve i tha Agjencisë dpa, se qëllimi është që të sigurohen municione "për të rritur furnizimin e Gjermanisë dhe për ta bërë atë të pavarur nga prodhuesit e huaj". Ndaj është vendosur që në Gjermani të ndërtohet një objekt i ri prodhimi për kalibrat nga 20 deri në 35 milimetra. Prodhimi është planifikuar të fillojë në qershor 2023.

Që në korrik të vitit 2023, Rheinmetall do të jetë në gjendje të dërgojë kontigjentin e parë të municionit për Gepard, tha zëdhënësi. Sipas raporteve, kjo do të thotë se Ukrainës mund t'i dërgohen deri në 300.000 copë municion, nëse qeveria federale e jep lejen përkatëse. Gjermania i ka dhënë Ukrainës Gepard, por fillimisht ishte në gjendje të dërgojë vetëm një sasi të vogël të municionit. Tanket Gepard, të cilat nuk përdoren nga Bundeswehri, janë të pajisura me gjyle prej 35 mm, që merren nga prodhuesi zviceran i armatimeve Oerlikon. Prodhuesi zviceran i armëve dhe municioneve tani i përket Rheinmetall.

Armaments company Rheinmetall will produce more ammunition
Rheinmetall do të prodhojë municione të reja

"Jam shumë e lehtësuar që industria reagoi kaq shpejt. Në të ardhmen, gjithnjë e më shumë municion që na duhet urgjentisht, do të prodhohet në Gjermani," tha për dpa kryetarja e Komisionit për Mbrojtje, Marie-Agnes Strack-Zimmermann. "Për shkak të situatës së sigurisë, është e një rëndësie të madhe që Gjermania, së bashku me partnerët e saj të NATO-s të bëhet më e pavarur në prodhimin e municioneve."

Zemërimi në Berlin për shkak të vetos nga Zvicra

Tanket Gepard do të përdoren për të mbrojtur infrastrukturëne Ukrainës kundër sulmeve ajrore ruse. Do të përdoren edhe për mbojtjen e pajisjeve në porte për transportin e grurit ukrainas në tregjet botërore. Fakti që qeveria zvicerane vuri dy herë veton ndaj dërgesave të municioneve nga Gjermania në Ukrainë, duke iu referuar neutralitetit të saj, ka shkaktuar zemërim në Gjermani.

Edhe Bundeswehri ka blerë municion të kalibrit të mesëm nga Zvicra për sistemin e saj të armëve anti-ajrore Mantis, për armatimin e mjetit luftarak të këmbësorisë Puma, një armë detare dhe për aeroplanët luftarakë Tornado dhe Eurofighter. Bëhet fjalë për lloje municionesh të kalibrave nga 20 milimetra deri në 35 milimetra, të cilat tani do të prodhohen edhe në Gjermani.

Armaments company Rheinmetall will produce more ammunition

Në nëntor, Strack-Zimmermann ka kërkuar që të nxirren mësimet nga vendimi zviceran. "Çfarë ndodh në të vërtetë nëse Gjermania ose një nga vendet e NATO-s sulmohet dhe municioni i prodhuar në Zvicër nuk jepet për shkak të këtij ‘neutraliteti'?”, pyeti politikanja e FDP-së.

Gjermania do të investojë më shumë se 20 miliardë euro për municione, duke përfshirë raketa dhe municione artilerie, në vitet e ardhshme. Rheinmetall e sheh veten si "përgjegjës për mbështetjen më të mirë të qeverisë federale për të rikthyer aftësinë mbrojtëse të Bundeswehrit," tha zëdhënësi për dpa, por pa e përmendur shprehimisht Zvicrën. Vendimi për të ndërtuar një linjë të re prodhimi dhe për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të municioneve në Gjermani është i pavarur nga vendndodhja ekzistuese e prodhuesve në vende të tjera. Nuk dihet ende publikisht se ku do të ndërtohen saktësisht objektet e prodhimit.

The Rheinmetall spokesman added: "We see this step as a contribution from the industry to strengthening the ability of the Federal Republic of Germany to act in terms of security and defence, within NATO and in line with the defense policy of the European Union, by create appropriate capacities".

The expansion of capacities in the ammunition sector by Rheinmetall serves the defense in Europe. With the acquisition of Expal Systems from Spain, the company will triple its capacity in the field of artillery ammunition and double that of medium caliber and mortars. The intake will be completed by the summer of 2023 at the latest, after reviews of the necessary criteria have been completed./DW





Lajmet e fundit nga